Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Efektivi i policisë rrugore i jep fund jetës në Tiranë, 30-vjeçari dyshohet se…

    “Shqipëria përparim drejt BE!” Eurodeputeti Kovatchev: Protestat? Të gjendet zgjidhja më e mirë për qytetarët

    Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banese në Mjull-Bathore, në kërkim të autori

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Richard Grenell, njeriu i Trumpit për misione speciale do të përballet me krizat e mëdha

    December 16, 2024

    Richard Grenell, ish-ambasador i SHBA-së në Gjermani, do të përballet me krizat e mëdha. Trump e emëroi si të dërguar special të tij.

    Ish-ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, do të bëhet i dërguari për misionet speciale i presidentit të zgjedhur të SHBA-së,Donald Trump.

    “Ric do të punojë në disa nga pikat më të nxehta në botë, duke përfshirë Venezuelën dhe Korenë e Veriut”, shkroi Trump në platformën në internet Truth Social, të cilën ai e bashkëthemeloi. Grenell do të “luftojë për paqen përmes forcës” dhe do të vendosë gjithmonë Amerikën në vend të parë, shkruan ai.

    Koreja e Veriut, Venezuela…

    Koreja e Veriut dhe Venezuela janë kundërshtarë të Shteteve të Bashkuara, megjithëse Trump i ka konsideruar si të domosdoshme edhe bisedimet e drejtpërdrejta me Kim Jong Un, liderin e Koresë së Veriut.

    Kreu i Koresë së Veriut ka injoruar përpjekjet e presidentit amerikan Joe Biden për të filluar bisedimet pa parakushte për katër vjet. Kim në vend të kësaj ka zhvilluar një marrëdhënie më të ngushtë me Rusinë dhe Putinin.

    Kritikat ndaj Berlinit

    Gjatë kohës së tij nëBerlin, ku Trump e dërgoi në mandatin e tij të parë në vitin 2018, Richard Grenell nuk u shmang të kritikonte kancelaren e atëhershme Angela Merkel dhe Gjermaninë.

    Fokusi kryesor i tij ishte në kontributin financiar të Gjermanisë në NATO. Edhe pas kësaj, tashmë 58-vjeçari ka pasur rregullisht deklarata kritike ndaj Gjermanisë.

    Kur Ministria e Jashtme mori në shënjestër një deklaratë të bërë nga Trump nga një duel televiziv gjatë fushatës zgjedhore në Platformën X, Grenell e quajti këtë deklaratë si përpjekje për ndikim në zgjedhje.

    Njeriu i besueshëm i Trumpit është konsideruar më parë si një kandidat serioz për postin e ministrit të Jashtëm. Por Trumpi nominoi për këtë post Marco Rubio, një senator nga Florida. Grenelli u konsiderua gjithashtu edhe për postin e të dërguarit të posaçëm për luftën e Ukrainës, por Trumpi emëroi këtu gjeneralin në pension Keith Kellogg.

    Nga administrata amerikane, siç njoftojnë mediat, thuhet se Grenelli do të jetë një prej atyre që do të kujdeset edhe për kriza të tjera në rajon, e një prej tyre është edhe Ballkani Perëndimor./ DW

    Richard Grenell
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Efektivi i policisë rrugore i jep fund jetës në Tiranë, 30-vjeçari dyshohet se…

    June 14, 2026

    “Shqipëria përparim drejt BE!” Eurodeputeti Kovatchev: Protestat? Të gjendet zgjidhja më e mirë për qytetarët

    June 14, 2026

    Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banese në Mjull-Bathore, në kërkim të autori

    June 14, 2026

    Pesë të arrestuar për krime lufte në Reçak, dyshohet se ishin pjesë e njësive speciale serbe

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.