Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Gjirokastër, procedohet 33-vjeçari për përhapje lajmesh të rreme që shkaktuan panik në rrjetet sociale

    Trump paralajmëron Iranin: Nëse armëpushimi dështon, rikthehen sulmet

    Drejtori i FBI-së Kash Patel padit “The Atlantic” për shpifje, kërkon 250 milionë dollarë dëmshpërblim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kulturë

    “Reuters”: Nën Liqenin e Ohrit fshihet vendbanimi më i vjetër në Europë

    July 17, 2025

    Në brigjet shqiptare të Liqenit të Ohrit, arkeologët kanë zbuluar gjurmët e një vendbanimi të lashtë, që mendohet të jetë më i vjetri në një liqen evropian, sipas një raportimi të agjencisë Reuters.

    Sipas studiuesve nga Universiteti i Bernës në Zvicër dhe ekspertëve shqiptarë, vendbanimi prehistorik në fshatin Lin daton rreth 6 000 deri në 8 000 vjet më parë, duke e bërë atë rreth 500 vjet më të vjetër se zbulimet e ngjashme në Alpet dhe rajonet mesdhetare.

    Gërmimet nënujore kanë sjellë në dritë shtylla druri, objekte bakri, qeramikë të gdhendur, si dhe mbetje kafshësh të egra dhe shtëpiake – dëshmi të një komuniteti të organizuar gjuetarësh dhe fermerësh.

    “Materiali organik është ruajtur në mënyrë të shkëlqyer nën ujë, çka na lejon të kuptojmë dietën dhe mënyrën e jetesës së atyre njerëzve,” tha arkeologu zviceran Albert Hafner.

    Zona e zbuluar deri tani përfaqëson vetëm 1% të një sipërfaqeje prej rreth gjashtë hektarësh, ndërsa gërmimet kanë zgjatur mbi gjashtë vjet. Më shumë se 1 000 mostra druri janë marrë për analizë, të cilat datohen përmes radiokarbonit dhe dendrokronologjisë – metoda që matin unazat vjetore të pemëve.

    Arkeologu shqiptar Adrian Anastasi shprehet se zbulimi kërkon dekada për t’u eksploruar tërësisht. “Nga mënyra e ndërtimit të vendbanimit dhe mënyra se si ata ushqeheshin, peshkonin dhe gjuanin, është e qartë se kishim të bënim me njerëz shumë të zhvilluar për kohën e tyre,” theksoi ai.

    Liqeni i Ohrit, i ndarë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, njihet si liqeni më i vjetër në Europë, me një moshë mbi një milion vjet, dhe tashmë, sipas ekspertëve, edhe me historinë njerëzore më të hershme në këtë kontinent.

    liqeni i Ohrit Reuters vendbanimi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Gjirokastër, procedohet 33-vjeçari për përhapje lajmesh të rreme që shkaktuan panik në rrjetet sociale

    April 20, 2026

    Trump paralajmëron Iranin: Nëse armëpushimi dështon, rikthehen sulmet

    April 20, 2026

    Drejtori i FBI-së Kash Patel padit “The Atlantic” për shpifje, kërkon 250 milionë dollarë dëmshpërblim

    April 20, 2026

    Selin Bollati flet pas fitores së “Big Brother VIP 5”: Rrugëtimi im u mat me zemrat që preka

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.