THETH– Reshjet intensive të borës dhe rreziku i lartë nga ortekët kanë bërë që rruga drejt Thethit të qëndrojë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve.
Kontraktori i mirëmbajtjes ndodhet në terren dhe monitoron situatën nga afër, por ndërhyrja me mjete të rënda mund të shkaktojë tronditje dhe të aktivizojë rrëshqitjen e shtresës së dëborës në masë. Autoritetet theksojnë se siguria e qytetarëve është prioritet dhe bëjnë thirrje që drejtuesit e mjeteve dhe vizitorët të shmangin çdo lëvizje në këtë segment rrugor deri në përmirësimin e kushteve dhe stabilizimin e situatës./Radar.al


