Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zjarri në Drizë të Fierit/ Shuhet vatra në Peshtan, zjarrëfikësit në terren

    Zyrtare/ FIFA trondit botën e futbollit, publikon vendimin e paprecedentë gjatë Botërorit

    Meksikë-Angli/ Tifozët e “Tre Luanëve” në alarm: Paralajmërime për grabitje, pije të manipuluara dhe masa të rrepta

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Reshjet e dendura të shiut në vend/ Ministri Vengu mbledh Komitetin e Emergjencave Civile

    January 6, 2026

    TIRANË– Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ditën e sotme ka mbledhur në mjediset e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile, ku u diskutua situata e krijuar nga reshjet intensive të shiut gjatë 24 orëve të fundit.

    Në këtë takim është bërë një analizë e detajuar e situatës në terren, me fokus zonat më të prekura nga përmbytjet, rrëshqitjet e dherave dhe problematikat në infrastrukturë. Strukturat përgjegjëse raportuan mbi masat e marra deri tani, ndërhyrjet emergjente dhe nevojat për mbështetje shtesë.

    Ministri  Vengu kërkoi gatishmëri të plotë të të gjitha institucioneve, koordinim të vazhdueshëm mes strukturave qendrore dhe vendore si dhe monitorim të pandërprerë të situatës, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe minimizimin e dëmeve.

    Gjatë 24 orëve të fundit, pjesa më e madhe e territorit të vendit është përfshirë nga reshje intensive shiu, të cilat në disa qarqe kanë shkaktuar problematika, pa pasoja serioze për jetën e qytetarëve.

    Situata po monitorohet me prioritet në qarqet Lezhë dhe Durrës, ku janë evidentuar prani uji në disa akse rrugore, rritje të ndjeshme të niveleve të lumenjve.

    Sipas IGJEO-s, reshjet intensive pritet të vijojnë deri më 8 janar. Strukturat e mbrojtjes civile në nivel qendror dhe vendor, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, janë në gatishmëri të plotë. Qytetarët ftohen të shmangin zonat me risk dhe të kërkojnë ndihmën e autoriteteve në rast nevoje./Radar.al 

     

    IGJEO Komiteti i Emergjencave Civile pirro vengu
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zjarri në Drizë të Fierit/ Shuhet vatra në Peshtan, zjarrëfikësit në terren

    July 5, 2026

    Zyrtare/ FIFA trondit botën e futbollit, publikon vendimin e paprecedentë gjatë Botërorit

    July 5, 2026

    Meksikë-Angli/ Tifozët e “Tre Luanëve” në alarm: Paralajmërime për grabitje, pije të manipuluara dhe masa të rrepta

    July 5, 2026

    Irani dhe Katari rifillojnë sërish tregtinë detare pas 5 muajsh bllokadë nga konflikti

    July 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë trokasin në derë nesër për këto 3 shenja të horoskopit

    Parashikimi i horoskopit për datën 4 korrik, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot!

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 3 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.