Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zjarri në Drizë të Fierit/ Shuhet vatra në Peshtan, zjarrëfikësit në terren

    Zyrtare/ FIFA trondit botën e futbollit, publikon vendimin e paprecedentë gjatë Botërorit

    Meksikë-Angli/ Tifozët e “Tre Luanëve” në alarm: Paralajmërime për grabitje, pije të manipuluara dhe masa të rrepta

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Meksikë-Angli/ Tifozët e “Tre Luanëve” në alarm: Paralajmërime për grabitje, pije të manipuluara dhe masa të rrepta

    July 5, 2026
    Meksikë-Angli/ Tifozët e "Tre Luanëve" në alarm: Paralajmërime për grabitje, pije të manipuluara dhe masa të rrepta

    Tifozët e Anglisë janë paralajmëruar të tregojnë kujdes maksimal gjatë udhëtimit në Meksikë për ndeshjen e 1/8-ave të Kupës së Botës ndaj përfaqësueses vendase. Autoriteti përkatës në Mbretërinë e Bashkuar që merret me Punë e Jashtme ka publikuar një njoftim ku theksohet rritja e rasteve të vjedhjeve të telefonave celularë dhe të pijeve të manipuluara gjatë turneut.

    Autoritetet britanike këshillojnë tifozët të jenë të kujdesshëm, pasi humbja ose vjedhja e pasaportës mund të komplikojë rikthimin në Shtetet e Bashkuara për ndeshjet e ardhshme. Gjithashtu, rikujtohet se në Meksikë ndalohet rreptësisht futja e cigareve elektronike dhe vejpave, ndërsa shkelësit rrezikojnë burg dhe gjoba që mund të arrijnë deri në 10 mijë paund.

    Siguri e shtuar për sfidën në “Azteca”

    Përballja mes Anglisë dhe Meksikës, që do të zhvillohet në stadiumin legjendar “Azteca”, pritet të shoqërohet me masa të forta sigurie. Autoritetet meksikane janë në gatishmëri të lartë edhe pas tragjedisë që pasoi festimet e fi tores së Meksikës ndaj Ekuadorit, ku humbën jetën katër persona, mes tyre tre nga asfi ksia në turmën e madhe të tifozëve. Presidentja e Meksikës, Klaudia Sheinbaum, shprehu solidaritetin me familjet e viktimave, ndërsa autoritetet kanë shtuar kontrollet për ndeshjet e fazës eliminatore.

    Tifozët anglezë festuan edhe në stadiumin e bejsbollit

    Pavarësisht paralajmërimeve, tifozët anglezë kanë krijuar një atmosferë festive gjatë Botërorit. Pas fitores dramatike ndaj RD Kongos, një grup i madh tifozësh udhëtoi drejt stadiumit “Truist Park” në Atlanta për të ndjekur ndeshjen e bejsbollit mes “Atlanta Braves” dhe “St. Louis Cardinals”. Me këngë, kore dhe valle, anglezët e kthyen stadiumin në një tribunë futbolli, madje i dedikuan këngë edhe lojtarit Majkëll Harris II, duke kënduar “Walking in a Harris Wonderland” dhe himnin e njohur “Three Lions”.

    Njëri prej tifozëve, Najxhëll nga Bristoli, tregoi se dita e tyre nisi që në orën 07:00 të mëngjesit. “Atmosfera ishte fantastike. Kënduam me brazilianë, kolumbianë, meksikanë, amerikanë, spanjollë dhe gjermanë. Tani na pret sfida më e vështirë, ndaj Meksikës në Meksiko Siti. Ata janë favoritë, sidomos në lartësinë prej mbi 2.200 metrash, por shpresojmë të bëjmë surprizën”, u shpreh ai.

    Meksika mbështetet te “Azteca”

    Meksika mbërrin në këtë përballje me moral të lartë pas eliminimit të Ekuadorit, duke siguruar fi toren e parë në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës që nga viti 1986. Për më tepër, kombëtarja vendase ka një rekord mbresëlënës në stadiumin “Azteca”, ku numëron 10 ndeshje të Botërorit pa humbje. Dy humbjet e vetme zyrtare në këtë impiant nuk kanë ardhur në Kupën e Botës, por në eliminatoret, e fundit ndaj Hondurasit në vitin 2013.

    Botëori 2026 Meksikë-Angli Tifozët e "Tre Luanëve" në alarm
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zjarri në Drizë të Fierit/ Shuhet vatra në Peshtan, zjarrëfikësit në terren

    July 5, 2026

    Zyrtare/ FIFA trondit botën e futbollit, publikon vendimin e paprecedentë gjatë Botërorit

    July 5, 2026

    Meksikë-Angli/ Tifozët e “Tre Luanëve” në alarm: Paralajmërime për grabitje, pije të manipuluara dhe masa të rrepta

    July 5, 2026

    Irani dhe Katari rifillojnë sërish tregtinë detare pas 5 muajsh bllokadë nga konflikti

    July 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë trokasin në derë nesër për këto 3 shenja të horoskopit

    Parashikimi i horoskopit për datën 4 korrik, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot!

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 3 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.