Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Mos më thuaj mua e dashur”, plas sherri mes Vokshit dhe deputetit të PS-së! Gjiknuri: Po çfarë të them?

    Rikonstruktohet shkolla “Vilson Blloshmi” në Librazhd, gati të presë 450 nxënës në shtator

    Laert Haxhia kapet mat me celular në dorë në burgun e Drenovës, i dërgohet SPAK-ut për ekspertizë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Reshjet e dendura përmbytin përroin në Korçë, uji i drejtohet banesave: Banorët akuzojnë për punime të dobëta

    November 20, 2025

    Reshjet e vazhdueshme në qarkun e Korçës kanë rënduar situatën në fshatin Kamenicë, ku përroi që përshkon zonën ka dalë nga shtrati, duke rrezikuar drejtpërdrejt banesat përreth.

    Banorët raportojnë se skarpatat e betonizuara rishtas janë dëmtuar dhe pjesë të tyre janë shembur, duke bërë që rrjedha e ujit të devijohet drejt shtëpive. Sipas tyre, cilësia e punimeve ka qenë tejet e dobët.

    “Lumi ka gërryer skarpatat, nuk ka as një vit që janë betonuar. Plasën pllakat te ura dhe uji po na vjen nëpër shtëpi. Rrezikohen të gjitha banesat. Thonë se është çdo gjë nën kontroll, por siç e shikoni nuk është aspak kështu”, shprehet Ramadan Bezati, banor i zonës.

    Ai tregon se rruga është bllokuar dhe janë vendosur shirita sigurie, ndërsa disa biznese tashmë janë përmbytur.

    Një tjetër banor, Altin Aliu, thotë se për dy net me radhë të gjithë fshatarët po rrinë jashtë nga frika se uji mund të hyjë në banesa.

    “Situata është shumë e rënduar. Uji ka hyrë në lokale dhe nëse shiu vazhdon deri në mëngjes, do futet edhe në shtëpi. Kjo po ndodh sepse punimet nuk janë bërë siç duhet. Lumi nuk është pastruar prej 30 vitesh. Skavatorin e sjellin vetëm për fotografi”, thotë ai.

    Ndërkohë autoritetet lokale po monitorojnë situatën, ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për të shmangur dëme më të mëdha.

    Banorët korçë përroi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Mos më thuaj mua e dashur”, plas sherri mes Vokshit dhe deputetit të PS-së! Gjiknuri: Po çfarë të them?

    July 22, 2026

    Rikonstruktohet shkolla “Vilson Blloshmi” në Librazhd, gati të presë 450 nxënës në shtator

    July 22, 2026

    Laert Haxhia kapet mat me celular në dorë në burgun e Drenovës, i dërgohet SPAK-ut për ekspertizë

    July 22, 2026

    Lamtumira e fundit, familjarë e miq hedhin trëndafila në det në kujtim të gazetarit Enrik Mehmeti

    July 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.