Një përkeqësim i menjëhershëm i motit në orët e mbrëmjes së të hënës në shumë qytete të vendit dhe në Tiranë.
Rreth orës 19:30 në kryeqytet kanë nisur reshje shiu të vrullshme, shoqëruar me erë të fortë dhe vetëtima në qiell si dhe breshër.
Reshjet e shiut vijnë pas ditësh me temperatura të larta deri në 36 gradë.
Sakaq, një situatë me reshje të dendura shiu me stuhi të fortë raportohet edhe nga Bulqiza.
Kanë mjaftuar vetëm 10 minuta reshje të dendura shiu për të përmbytur rrugët.



