TIRANË– Moti i keq ka përfshirë pothuajse të gjithë veriun e Shqipërisë, e lidhur reshjet e dendura të dëborës në në Dibër, Kukës, Rrugën e Kombit, Shkodër, Korçë, Qafë Thanë, policia ka bërë thirrje për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të kenë kujdes gjatë udhëtimeve.
NJOFTIMI I POLICISË:
Apel për më shumë kujdes
Nisur nga situata e motit me reshje dëbore
në Dibër, Kukës, Rrugën e Kombit, Shkodër, Korçë, Qafë Thanë,
Policia e Shtetit apelon për KUJDES TË SHTUAR
për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve 
.







Për shkak edhe të fushëpamjes së kufizuar gjatë natës, Policia Rrugore apelon për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të rrisin vigjilencën, të moderojnë shpejtësinë dhe të vendosin rripin e sigurimit.
Të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore 
dhe të bashkëpunojnë me shërbimet e Policisë Rrugore 
në rast nevoje, të cilat ndodhen në terren.






