POGRADEC-Forca të shumta policie, RENEA dhe FNSH kanë zhvilluar një operacion masiv në Pogradec.
Bëhet me dije se forcat e policisë rrethuan banesën e shtetasit në kërkim Erjon Llapushi, i cili akuzohet për vrasjen e një kamarieri në vitin 2021 në Elbasan.
Mësohet se 14 persona janë shoqëruar ndërsa janë sekuestruar mbi 100 mijë euro./Radar.al


