Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Irani shqyrton propozimet e SHBA-së dhe mundësinë e një rundi të ri bisedimesh  

    Rama nis vizitën zyrtare në Itali dhe Spanjë, takim me Melonin dhe me Sanchez në Barcelonë

    Arrihet dakordësia mes ministrive dhe operatorëve, subvencion urbanëve për naftën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Rekordi na la pa Botëror, Shqipëria kërkon historinë

    October 24, 2025

    Shqipëria do të synojë në muajin nëntor që për herë të parë në histori, të arrijë në Kupën e Botës.

    Për të bërë këtë, kuqezinjtë duhet të fitojnë patjetër ndaj Andorrës e më pas të shpresojnë që Anglia të mundë Serbinë për të siguruar vendin e dytë. Aktualisht, kuqezinjtë janë në kuotën e 11 pikëve pas 6 ndeshjeve të zhvilluara, teksa maksimumi i pikëve që mund të arrihen, është 17 pikë.

    Por, ky nuk është një rekord pavarësisht se Shqipërisë i siguron zyrtarisht pjesëmarrjen në “Play Off”. Kuqezinjtë kanë bërë edhe më mirë se kaq, megjithatë nuk ka qenë fati ynë për të shkuar më tej, pasi kundërshtarët kanë bërë edhe më mirë se Shqipëria, duke e lënë ëndrrën tonë në gjysmë.

    REKORDI I PIKËVE- Shqipëria ka arritur rekordin historik të pikëve në Botërorin e shkuar, aty ku në kualifikuese, kuqezinjtë arritën të grumbullonin plot 18 pikëve, duke marrë 6 fitore. Megjithatë, Shqipëria humbi 4 ndeshjet direkte me kundërshtarët e saj, duke u mundur 2 herë nga Anglia e 2 herë të tjera nga Polonia. Në këtë mënyrë, kuqezinjtë u renditën në vendin e tretë në grupin që ishte i përbërë nga 5 skuadra. Megjithëse Shqipëria ka arritur shifrën më të lartë të pikëve, këtë vit Shqipëria ka një mesatare më të mirë pas 6 sfidave të zhvilluara sepse mesatarja është 1,83 pikë për ndeshje. Nëse arrin të fitojë ndaj Andorrës e të mundet nga Anglia në skenarin më të mundshëm, atëherë Shqipëria do të ishte në mesataren e 1,75 pikëve, që do të thotë një mesatare më e ulët se viti i rekordit.

    KRAHASIMI- Në 6 Botëroret e fundit, Shqipëria nuk ka arritur të jetë ndonjëherë pretendente për vendin e dytë dhe këtë e tregon numri i pikëve që ka arritur të marrë në ndeshjet e zhvilluara. Kështu, rekordin më negative, kuqezinjtë e kanë në kualifikueset e Botërorit të 2010 që luhej në Afrikën e Jugut, aty ku mbyllej grupi me vetëm 7 pikë në 10 ndeshjet e zhvilluara. 11 pikë, kuqezinjtë kanë marrë në kualifikueset e Botërorit 2014, ndërkohë që 13 pikë ka grumbulluar në kualifikueset e Botërorit 2006, por asokohe kuqezinjtë zhvillonin plot 12 ndeshje. Kështu, ëndrra e madhe për të arritur në Kupën e Botës, pritet të jetë këtë vit kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje për t’u luajtur.

    VENDET E DYTA- Në kualifikueset e këtij Botërori, 6 grupe janë me nga pesë skuadra, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria. Anglia është ekipi i vetëm Europian i kualifikuar zyrtarisht në Botëror, ndërkohë që lufta për vendin e dytë është ende e hapur. Sa i përket vendeve të dyta në grupet me 5 ekipe, Shqipëria është skuadra që ka grumbulluar më pak pikë se 4 skuadrat e tjera. Rekordin aktualisht e mban Italia me 15 pikë, por që vendin e parë e ruan Norvegjia me 6 fitore në 6 ndeshje. Pavarësisht kësaj, lufta do të jetë e ashpër deri në javën e fundit të ndeshjeve, kur edhe do të ndahen skuadrat e kualifikuara./PanoramaSport

    Andorra angli Shqiperia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Irani shqyrton propozimet e SHBA-së dhe mundësinë e një rundi të ri bisedimesh  

    April 16, 2026

    Rama nis vizitën zyrtare në Itali dhe Spanjë, takim me Melonin dhe me Sanchez në Barcelonë

    April 16, 2026

    Arrihet dakordësia mes ministrive dhe operatorëve, subvencion urbanëve për naftën

    April 16, 2026

    Kurti dhe Sorensen bisedojnë për integrimet evropiane

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.