Një çift nga Ohio ka përshëndetur lindjen e djalit të tyre, Thaddeus Daniel Pierce, i cili është krijuar nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet — një rekord botëror i ri.
Lindsey (35) dhe Tim Pierce (34) thanë se ky moment ishte “si nga një film fantastiko-shkencor”, sipas intervistës me MIT Technology Review. Më parë, rekordi mbahej nga binjakët që lindi nga embrione të ngrira për 27 vjet.
Embrioni i përdorur në këtë rast u krijua në vitin 1994 nga Linda Archerd, 62 vjeçe, dhe bashkëshorti i saj i atëhershëm, përmes fertilizimit in vitro. Linda ruajti embrionet për më shumë se dy dekada, duke paguar për ruajtjen e tyre derisa gjeti një agjenci të specializuar për birësimin e embrioneve, Nightlight Christian Adoptions, e cila operon programin “Snowflakes” — që lidh donatorët me familjet që zgjedhin vetë kriteret fetare, racore dhe kombëtare.
Kjo lindje tregon potencialin e jashtëzakonshëm të teknologjisë së fertilizimit in vitro dhe sjell shpresë për familjet që përballen me sfida të pjellorisë.


