Site icon Informohu siç duhet

Reduktoni ilaçet thuajni “PO” farës së zezë. Ekspertët tregojnë vlerat dhe përdorimin, ja çfarë duhet të dini

Mrekullitë që bën fara e zezë. Ekspertët tregojnë vlerat dhe përdorimin, ja çfarë duhet të dini

Fara e zezë është përdorur prej shekujsh si një trajtim natyral kundër një sërë problemesh shëndetësore. Duke qenë se përmban acide yndyrore, vitamina dhe substanca të tjera të domosdoshme për organizmin, fara e zezë ka fuqi të mëdha kurative.

Ndonëse në vende të ndryshme të botës përdorimi i saj është i mirënjohur, në vendin tonë kjo bimë njihet shumë pak.

Por në cilat sëmundje kjo farë ka efikasitet shërues dhe si duhet përdorur ajo, doza dhe gërshetimi e kombinimi me produkte të tjera?

“Fara e zezë, shëruesja e madhe që dhuron shëndet”, thekson Ylli Merja.

Fara e zezë pëlqen tokat ku rritet gruri, toka gëlqerore. Rritet në lartësinë 40-60 cm, ka kërcell të lëmuar, gjethe të ndara si shirita, ndërsa lulet janë ngjyrë qielli në të bardhë. Ka 5 petale e shumë nënpetale, thekë dhe pistil. Lulëzon në muajin maj, ndërsa frutifikon dhe piqet në qershor-korrik. Frutat janë kapsula me nga 3-7 folikula të bashkuara. Mbillet në rreshta 24 cm larg njëra-tjetrës, një dynym do 2-2.2 kg fara dhe rendimenti shkon 80-100 kg/dynym” thekson Merja, duke treguar se kjo farë dikur nuk njihej fare nga fermerët vendas, madje shpesh hidhej pa i kushtuar rëndësi, ndërsa sot kjo farë ka shumë kërkesa për prodhim dhe përdorim.

“Përbërësit kimikë të farës së zezë si Omega 3, Omega 6, vitamina A, B1, B2, B6, C dhe E dhe shumë përbërës biokimik me veti antioksiduese, antimykotike, antibakteriale, antikancerogjene si dhe aminoacide, bëjnë që fara e zezë sot të quhet ndryshe dhe ‘fara me efekte magjike’, pasi është fuqizuese në funksionin e organeve të brendshme, ndërsa prezenca e acidit stearik dhe linoleik, ndikon në frenimin e plakjes së organizmit” tregon Merja duke theksuar se përdorimi i farës së zezë bën me të vërtetë një mrekulli në organizëm, pasi çtoksifikon të gjitha organet e brendshme, i pastron dhe kjo bën që çdo organ të funksionojë në mënyrë perfekte “Po funksionojë çdo organ mirë, sëmundja nuk ka vend në trupin e njeriut” nënvizon Ylli Merja.

Dozat e përdorimit të farës së zezë, ashtu si dhe për çdo bimë apo produkt tjetër, janë shumë të rëndësishme, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm.

“Të rriturit konsumojnë 1 lugë supe në ditë më fara të coptuara. Vaj 2-3 lugë çaji në ditë pihen 10-15 minuta para buke. Ndërsa fëmijët në varësi nga mosha nga 1/3 deri 1/2 e dozës së të rriturve” përfundon specialisti Merja.

Por në cilat sëmundje Fara e zezë ka efikasitet shërues dhe si duhet përdorur ajo, gërshetuar e kombinuar me produkte të tjera, Ylli Merja rekomandon:

 

 

Exit mobile version