Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nga fama te prangat/ Arrestohet aktori Mishel Prela pas përplasjes me policinë, rikthehet historia e tij e trazuar

    Banesa e Zaniolos grabitet gjatë natës, futbollisti reagon: Mund të ma kërkonit dhe jua dhuroja

    Çfarë ndodhi në “Ferma VIP”? Ulërima, panik dhe e vërteta pas Stormit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lifestyle

    Reduktoni ilaçet thuajni “PO” farës së zezë. Ekspertët tregojnë vlerat dhe përdorimin, ja çfarë duhet të dini

    September 9, 2024
    Mrekullitë që bën fara e zezë. Ekspertët tregojnë vlerat dhe përdorimin, ja çfarë duhet të dini

    Fara e zezë është përdorur prej shekujsh si një trajtim natyral kundër një sërë problemesh shëndetësore. Duke qenë se përmban acide yndyrore, vitamina dhe substanca të tjera të domosdoshme për organizmin, fara e zezë ka fuqi të mëdha kurative.

    Ndonëse në vende të ndryshme të botës përdorimi i saj është i mirënjohur, në vendin tonë kjo bimë njihet shumë pak.

    Por në cilat sëmundje kjo farë ka efikasitet shërues dhe si duhet përdorur ajo, doza dhe gërshetimi e kombinimi me produkte të tjera?

    “Fara e zezë, shëruesja e madhe që dhuron shëndet”, thekson Ylli Merja.

    Fara e zezë pëlqen tokat ku rritet gruri, toka gëlqerore. Rritet në lartësinë 40-60 cm, ka kërcell të lëmuar, gjethe të ndara si shirita, ndërsa lulet janë ngjyrë qielli në të bardhë. Ka 5 petale e shumë nënpetale, thekë dhe pistil. Lulëzon në muajin maj, ndërsa frutifikon dhe piqet në qershor-korrik. Frutat janë kapsula me nga 3-7 folikula të bashkuara. Mbillet në rreshta 24 cm larg njëra-tjetrës, një dynym do 2-2.2 kg fara dhe rendimenti shkon 80-100 kg/dynym” thekson Merja, duke treguar se kjo farë dikur nuk njihej fare nga fermerët vendas, madje shpesh hidhej pa i kushtuar rëndësi, ndërsa sot kjo farë ka shumë kërkesa për prodhim dhe përdorim.

    “Përbërësit kimikë të farës së zezë si Omega 3, Omega 6, vitamina A, B1, B2, B6, C dhe E dhe shumë përbërës biokimik me veti antioksiduese, antimykotike, antibakteriale, antikancerogjene si dhe aminoacide, bëjnë që fara e zezë sot të quhet ndryshe dhe ‘fara me efekte magjike’, pasi është fuqizuese në funksionin e organeve të brendshme, ndërsa prezenca e acidit stearik dhe linoleik, ndikon në frenimin e plakjes së organizmit” tregon Merja duke theksuar se përdorimi i farës së zezë bën me të vërtetë një mrekulli në organizëm, pasi çtoksifikon të gjitha organet e brendshme, i pastron dhe kjo bën që çdo organ të funksionojë në mënyrë perfekte “Po funksionojë çdo organ mirë, sëmundja nuk ka vend në trupin e njeriut” nënvizon Ylli Merja.

    Dozat e përdorimit të farës së zezë, ashtu si dhe për çdo bimë apo produkt tjetër, janë shumë të rëndësishme, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm.

    “Të rriturit konsumojnë 1 lugë supe në ditë më fara të coptuara. Vaj 2-3 lugë çaji në ditë pihen 10-15 minuta para buke. Ndërsa fëmijët në varësi nga mosha nga 1/3 deri 1/2 e dozës së të rriturve” përfundon specialisti Merja.

    Por në cilat sëmundje Fara e zezë ka efikasitet shërues dhe si duhet përdorur ajo, gërshetuar e kombinuar me produkte të tjera, Ylli Merja rekomandon:

    • –         Si përbërës i ushqimit të mëngjesit një lugë supe me fara në kos
    • –         Për problemet e mushkërive: Mjaltë, farë e zezë 200 gr, xhinxhër 100 gr, jamball 10 gr. Përzieni sa të shkojnë 630 ml. Konsumohet 2×1 lugë supe në ditë
    • –         Për dhimbje koke, migrenë: Pini 3 x 1 lugë çaji në ditë, lyeni qafën dhe skalpin e kokës 1 herë në ditë
    • –         Për rënie floku lyejeni skalpin 2-3 herë në javë
    • –         Për bronkit, virozë, kollë: Në 1 lugë supe vaj fare të zezë shtoni 6-8 pika vaj dafine dhe lyeni kafazin e kraharorit 1 herë në ditë. Pini 3×1 lugë çaji në ditë 15 minuta para buke
    • –         Për normalizimin e tensionit: Pini 2 x 1 gotë uji me 1 lugë gjelle uthull molle dhe 1 lugë çaji me vaj fare të zezë
    • –         Për lëkurën  e ashpërsuar dhe puçrra në fytyrë: Në 1 lugë supe me vaj fare të zezë shtoni 6-8 pika vaj livando
    • –         Për largimin e acidit urik pihen 2 x 1 lugë çaji në ditë
    • –         Për ndalimin e të vjellave apo për përmirësimin e oreksit pini çaj nenexhiku 2-3 gota në ditë dhe 2 x 1 lugë çaji farë e zezë vaj
    • –         Për dhimbjet reumatizmale: Vendosim në kyçet që dhembin kompresa me uthull molle. I lëmë 10-15 minuta, pasi heqim kompresën lyejmë kyçet me 1 lugë gjelle vaj fare të zezë dhe 5 pika vaj rigoni dhe 5 pika vaj dafine
    • –         Për vitiligo: Përzieni 10 ml uthull molle dhe 1 tetraciklinë. Lyejmë vatrat me vitiligo, pasi thahen vendosim 10 ml vaj fare të zezë dhe 5 pika vaj rigoni dhe 5 pika vaj livando
    • –         Për acarimet gjinekologjike: Shpëlajmë zonën e irrituar me çaj kamomili dhe rigoni. Lyeni zonën me vaj fare të zezë, 5 pika vaj rigoni dhe 5 pika vaj liri
    • –         Për diabetikët, të konsumojnë 1 lugë supe në ditë me fara të zeza të bluara
    • –         Për anemikët, gjithashtu të konsumojnë 1 lugë supe në ditë fara të bluara
    • –         Për potencën mashkullore: 100 gr farë e zezë, 100 gr arra, 2 cc esencë konopice, 100 gr fara chia dhe mjaltë sa të mbushet kavanozi 600 ml.

     

     

    fara e zezë. perdorimi vetite
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nga fama te prangat/ Arrestohet aktori Mishel Prela pas përplasjes me policinë, rikthehet historia e tij e trazuar

    April 20, 2026

    Banesa e Zaniolos grabitet gjatë natës, futbollisti reagon: Mund të ma kërkonit dhe jua dhuroja

    April 20, 2026

    Çfarë ndodhi në “Ferma VIP”? Ulërima, panik dhe e vërteta pas Stormit

    April 20, 2026

    Anne Hathaway shpallet “Gruaja më e bukur në botë” nga revista People

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.