Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Milani kërkon pasuesin e Igli Tares, një italian është në garë për postin e drejtorit sportiv

    Zvicra thotë se po vazhdojnë bisedimet Iran-SHBA

    Gent Progni i mek fare Piranjat: Ata që janë mësuar të kapin njerëzit për xhakete me kamera në dorë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Reduktime të mëdha të energjisë në Ukrainë, si pasojë e sulmeve ruse

    November 10, 2025

    Ukrainë-Kievi dhe disa rajone ukrainase po përballen me mungesë të madhe të energjisë, teksa ekipet po bëjnë përpjekje për të riparuar infrastrukturën e dëmtuar nga sulmet ajrore ruse. Reduktime të energjisë do të ketë në shumicën e rajoneve, prej tetë deri në 16 orë, ka bërë të ditur kompania ukrainase për energji Ukrenergo, duke thënë se situatë e njëjtë do të jetë për disa ditë.

    “Reduktimet janë pasojë e sulmeve masive ruse me dronë dhe raketa në infrastrukturën e energjisë”, ka thënë kompania.

    “Është e vështirë të kujtojmë se kur ka pasur kaq shumë sulme direkte në sektorin e energjisë prej nisjes së pushtimit”, ka thënë zëdhënësja e kompanisë ukrainase të energjisë, Svitlana Hrynchuk.

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë para popullit se “ekipet për riparim janë duke punuar pa pushim në të gjitha rajonet”.

    Edhe para nisjes së ndërrimit të stinës në Ukrainë, Rusia e pati intensifikuar fushatën për ta dëmtuar rrjetin e energjisë, objektet për magazinim të gazit natyror, si dhe gazsjellësit, në përpjekje për t’i demoralizuar ukrainasit.

    Ndërkohë, shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi ka paralajmëruar për rrezikun e sulmeve ushtarake në centrale bërthamore.

    “Vazhdoj të bëj thirrje për përmbajtje maksimale ushtarake, në mënyrë që të garantojmë sigurinë bërthamore dhe t’i shmangim aksidentet me pasoja të mëdha radiologjike”, ka thënë ai përmes një deklarate.

    Grossi ka bërë të ditur se centrali më i madh bërthamor ukrainas, që gjendet në Zaporizhja, ka nisur sërish të ketë qasje në rrjetin e rezervave të energjisë, për herë të parë në gjashtë muaj.

    Centrali, i cili është nën kontrollin rus, është përballur me probleme të mëdha të energjisë, çka ka rrezikuar ftohjen e ujit të domosdoshëm dhe punën e gjithë pompave.

    Ministria ruse e Mbrojtjes, në anën tjetër, ka thënë se ka nisur “sulm masiv me precizitet të lartë” me qëllim të shënjestrimit të qendrave për prodhim të armëve dhe objektet e energjisë në Ukrainë.

    Kjo situatë ka rezultuar me ndaljen e punës së disa metrove nëpër Ukrainë.

    Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

    Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

    Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

    Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

    Reduktime të mëdha të energjisë sulme ruse Ukrainë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Milani kërkon pasuesin e Igli Tares, një italian është në garë për postin e drejtorit sportiv

    June 20, 2026

    Zvicra thotë se po vazhdojnë bisedimet Iran-SHBA

    June 20, 2026

    Gent Progni i mek fare Piranjat: Ata që janë mësuar të kapin njerëzit për xhakete me kamera në dorë

    June 20, 2026

    Protesta/ Rama: Dy fotografi dhe dy fytyrat e një simboli të thirrjes për diasporën

    June 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.