Pas një periudhe prej rreth 10 mijë vitesh pa asnjë aktivitet, vullkani Hayli Gubbi në Etiopi është riaktivizuar me një shpërthim të fuqishëm. Erupsioni goditi rajonin e shkretëtirës Danakil, duke ngritur në ajër një shtresë të dendur hiri që arriti deri në 10–15 kilometra lartësi.
Pamjet e para të këtij fenomeni mbresëlënës u siguruan nga satelitët dhe u publikuan në rrjete nga profesori Simon Carn i Universitetit të Teknologjisë në Michigan.
Për fat të mirë, shpërthimi ka ndodhur në një zonë pothuajse të pabanuar dhe deri tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale. Ekspertët kujtojnë se Danakili është një nga vendet më të nxehta të planetit, gjë që e bën terrenin edhe më të vështirë për qasjen njerëzore.
Ethiopia is reporting what scientists say is its first confirmed volcanic eruption in thousands of years after the Hayli Gubbi volcano in the remote Afar region burst to life. Researchers say this marks the volcano’s first recorded activity and likely its first eruption in many… pic.twitter.com/rzhMDttAfu
— Open Source Intel (@Osint613) November 24, 2025
Megjithëse nuk përbën një rrezik të drejtpërdrejtë në tokë, reja masive e hirit, e cila u përhap deri drejt Jemenit dhe Omanit në një lartësi rreth 6 mijë metrash, shqetësoi autoritetet e aviacionit. Kontrolli i trafikut ajror lëshoi paralajmërime për kompanitë ajrore, pasi hiri vullkanik mund të dëmtojë rëndë motorët e avionëve.
Sipas vullkanologëve, pak para erupsionit është regjistruar një tërmet i lehtë në zonë, i cili mendohet të jetë shkaktuar nga lëvizja e magmës drejt sipërfaqes.
ERUPTION ALERT — Erta Ale (Hayli Gubbi), Ethiopia
The Biggest Lava Lake on Earth Just Roared Back to Life
Images & Articles: https://t.co/00hpNCh9Zx
SpaceTracker Journal — 23 November 2025Last night in the Afar Depression, the Erta Ale shield volcano—known locally as Hayli… pic.twitter.com/Nb35ruTml4
— SpaceTracker.space (@Ammar1176708) November 24, 2025


