Mbi 1 milion votues kanë të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve -KSHZ njoftoi se procesi zgjedhor në mbarë vendin po zhvillohet pa pengesa. Informatat flasin se po zhvillohet një proces zgjedhor i qetë dhe demokratikë”, thuhet në KSHZ.
MPB evidenton shkelje të heshtjes zgjedhore
Gjatë heshtjes parazgjedhore deri në hapjen e vendvotimeve, janë regjistruar 10 raportime për shkelje të heshtjes zgjedhore. Tre në zonën e Shkupit , Ohrit dy në zonën e Shtipit dhe nga një në zonën e Tetovës dhe Manastirit. Përveç kësaj, gjatë heshtjes zgjedhore janë regjistruar 19 postime në rrjetet sociale, që i referoheshin një thirrjeje për të votuar për kandidatë të caktuar, si dhe videove dhe fotografive të publikuara nga aktivitetet partiake.
Në zyrën e Avokatit të Popullit në ditë e votimit po funksionojnë linja falas e telefonit ku qytetarët do të mund të paraqesin çfarëdo shkelje të së drejtës zgjedhore. Siç njoftoi zyra e Ombudsmanit, përveç zyrës kryesore në Shkup do të jenë gjithashtu të hapura edhe zyrat rajonale të Avokatit të Popullit në Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Shtip, Strumicë dhe Tetovë, me qëllim që qytetarëve t’u ndihmohet në ushtrimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre zgjedhore.


