Moderatorja shqiptare Argjira Spanca dhe partneri i saj, Graciano Tagani, kanë qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit pas zërave se do të bëhen prindër për herë të parë. Megjithatë, vetë Argjira ka vendosur t’i japë fund spekulimeve duke sqaruar publikisht se nuk është në pritje të ëmbël.
Përmes një postimi në InstaStory, moderatorja nga Kosova ka mohuar lajmet që qarkullojnë, duke theksuar se, edhe pse dëshira për t’u bërë nënë është e madhe, jo gjithçka në jetë varet nga ne.
“Dua të sqaroj njëherë e mirë disa lajme që po qarkullojnë: nuk jam shtatzënë. Dëshira është dhe ka qenë gjithmonë, por ka gjëra në jetë që nuk i kemi ne në dorë. Ju falënderoj për interesimin, dashurinë dhe respektin. Kur të vijë momenti i duhur, unë edhe Graciano do ta ndajmë me ju”, ka shkruar ajo.
Argjira Spanca dhe Graciano Tagani janë bashkë prej vitesh dhe konsiderohen një nga çiftet më të ndjekura dhe më të komentuar të showbiz-it shqiptar. Edhe më parë, moderatorja ka qenë objekt spekulimesh për një shtatzëni, por që asokohe, ashtu si tani, kanë rezultuar të pavërteta.


