Deputetja Monika Kryemadhi ka folur për divorcin e saj me Ilir Metën. Kryemadhi e ftuar në emisionin “Opinion” tha se raporti mes saj dhe Metës është krisur më 1 Prill.
Kryemadhi gjithashtu theksoi se informacionin e divorcit e ka parë në media dhe nuk ka kërkuar asnjëherë arsyen e ndarjes. Ndër të tjera ajo tha se çështjet politiko-personale nuk do tadiskutojë fare në aspektin emosional.
“Ai që e ka inicuar ai le ta komandojë si proces. Pjesa tjetër e marrëdhënies personale është një çështje që i takon familjes tonë. Nuk jam as e para as e fundit që i ndodh kjo gjë. Çështjet politiko-personale nuk dua t’i diskutojmë fare në aspektin emocional. Marrëdhënia ime është si një deputete. Raporti është thyer më 1 prill të vitit të kaluar. Që nga ajo kohë nuk kam pas asnjë prononcim. Për mua kjo është e kaluar, vazhdoj të eci para për fëmijët e mi. Nuk e kam kërkuar asnjëherë arsyen e ndarjes. Informacionin e divorcit e kam parë në media. Një gazetar më ka marrë në telefon dhe më ka thënë që është bërë padia për ju ndërkohë që po shikoja ndeshjen Shëqipëri-Francë”, tha Kryemadhi.


