Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Hiqet nga Google Play Store aplikacioni “One IPTV Player” pas kërkesës së AMA-s

    Stuhia përmbyt rrugët në Elbasan, kryebashkiaku Llatja inspekton nga afër zonat me probleme

    Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri, riparoi mjetin për të fshehur ngjarjen

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Raporti/ Shqiptarët drejtojnë ose koordinojnë trafikun nga Amerika Latine

    April 3, 2025

    Në tregjet ndërkombëtare të trafikimit të kokainës, vijuan të kenë rol shumë të rëndësishëm edhe shqiptarët, vitin e shkuar. Sipas raportit të SPAK, grupet shqiptare trafikun e kokainës dhe kanabisit vijojnë ta kenë në disa shtete të BE, Itali, Spanjë, Belgjikë, Holandë, Francë, Gjermani, Norvegji, Zvicër dhe Mbretëri të Bashkuar. Kokaina sigurohet në Amerikën Latine, porositur në sasi të konsiderueshme në Bolivi, Meksikë, Peru, Ekuador, dhe Paraguai. Shqiptarë, anëtarë të grupeve kriminale, me banim në Amerikën Latine, janë në role drejtuese ose dytësore, ndjekin të gjithë procesin e transferimit të ngarkesës nga vendi i origjinës në destinacion. Këto dërgesa kalojnë në BE dhe Ballkanin Perëndimor, në portet italiane, spanjolle, holandeze, belge dhe greke, por edhe në Durrës dhe Tivar në Mal të Zi. Shumë prej eksponentëve kryesorë urdhërojnë dhe financojnë nga Dubai.

    Fitimet e tyre kolosale arrijnë të hyjnë në treg si para të pastra, përmes disa monovrave. Një ndër tendencat e theksuara është përdorimi gjithnjë e më në rritje i kryerjes së pagesave të blerjes së kokainës me kriptovaluta.

    Por si hyn paraja e pistë në sistem?
    Skema fillon me përdorimin e parave në dorë, ose kriptovalutë, teknikë klasike për të shmangur kontrollin. Paratë hidhen në qarkullim përmes shoqërive tregtare të ngritura, të cilat funksionojnë si një mbulim ligjor në dukje, për aktivitetin e vërtetë kriminal. Për të shmangur vëmendjen e autoriteteve, grupet kriminale kanë përdorur një seri teknikash. Fillimisht, organizojnë kryerjen e një serie të shumtë veprimesh nëpërmjet bankave midis llogarive të shoqërisë dhe atyre personale, duke krijuar një mjegullnajë financiare që do të bënte të vështirë ndjekjen e origjinës së vërtetë të parave. Përveç kësaj, përdoren fatura fiktive, ku shoqëritë tregtare lëshojnë dokumente të falsifikuara për të justifikuar transaksione që në realitet nuk kanë ndodhur kurrë. Pasi paratë e pastruara maskohen me sukses, investohen në pasuri të paluajtshme, apartamente, njësi tregtare, ullishte, pemëtore, shoqëri tregtare, automjete luksoze, automjete të blinduara, bizhuteri, flori, ora të markave të shtrenjta, kriptovaluta.

    Nga hetimi, janë vërejtur dy forma kontrabandimi të qenieve njerëzore. E para lidhet me kontrabandimin e shqiptarëve që kërkojnë të udhëtojnë në mënyrë të paligjshme në Mbretëri të Bashkuar, SHBA dhe Kanada. Grupet kriminale kryejnë të gjithë ciklin, nga prodhimi i dokumenteve false, në gjetjen apo ndërmjetësimin e shqiptarëve që kërkojnë të udhëtojnë, transportimin, akomodimin dhe udhëzimin e tyre mbi itinerarin që duhet ndjekur. Ka rezultuar se, dokumentet falsifikohen kryesisht në Spanjë dhe aktiviteti kriminal administrohet duke u fshehur pas agjencive të udhëtimit. Format e pagesave janë sofistikuar, sidomos me Bitcoin.

    Forma e dytë e kontrabandimit është me të huajt e vendeve të treta, kryesisht nga Bangladeshi, të cilët përdorin Shqipërinë si pikë tranziti, për t’u larguar drejt BE-së. Janë evidentuar të paktën dy grupe të strukturuara kriminale, të cilat kanë kryer aplikime për leje unike pune dhe më pas aplikime për pajisje me vizë të tipit “D”, për të huaj me të drejtë punësimi në Shqipëri. Janë përdorur agjencitë e ndërmjetësimit të punësimit, në bashkëpunim me shoqëri tregtare, kryesisht fasoneri, në Vlorë dhe Durrës. Procedura janë kryer në mënyrë fiktive, pasi qëllimi nuk ka qenë punësimi, por pajisja me vizë, në mënyrë që më pas ato të nisen për në BE. Të huajt priteshin në Rinas, dhe pas një qëndrimi të shkurtër brenda vendit, kalonin në vendet e BE nëpërmjet Kosovës dhe më pas në Serbi.

    Amerika Latine raporti shqiptaret spak transporti
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Hiqet nga Google Play Store aplikacioni “One IPTV Player” pas kërkesës së AMA-s

    July 24, 2026

    Stuhia përmbyt rrugët në Elbasan, kryebashkiaku Llatja inspekton nga afër zonat me probleme

    July 24, 2026

    Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri, riparoi mjetin për të fshehur ngjarjen

    July 24, 2026

    Maratona në Pogradec, Policia njofton bllokime të përkohshme të rrugëve më 25 korrik

    July 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.