Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga OPEC-u

    Këmbimi valutor për ditën e sotme, 29 Prill 2026

    Pistorius: Gjermania përfiton nga bashkëpunimi me Ukrainën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Raporti i “The Guardian”: Vijat e verdha në Gaza rrezikojnë të shndërrohen në kufij të përhershëm

    October 26, 2025
    Raporti i “The Guardian”: Vijat e verdha në Gaza rrezikojnë të shndërrohen në kufij të përhershëm

    Një vijë e verdhë, e vendosur fillimisht si shenjë e përkohshme e armëpushimit në Rripin e Gazës, po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një kufi të ri de facto, ndërsa procesi i paqes mbetet i bllokuar dhe tensionet në terren vijojnë të përshkallëzohen.

    Sipas një raporti të The Guardian, forcat e mbrojtjes izraelite (IDF) kanë nisur vendosjen e blloqeve të betonit ngjyrë të verdhë çdo 200 metra, për të shënuar zonat që mbeten nën kontrollin e tyre gjatë fazës së parë të armëpushimit.

    Banorët vendas e përshkruajnë situatën si “një luftë që nuk ka përfunduar kurrë”.

    “Sa herë afrohemi pranë shtëpive tona, fillon të qëllohet nga çdo drejtim”, rrëfen Mohammad Khaled Abu al-Hussain, 31 vjeç, baba i pesë fëmijëve nga al-Qarara, një zonë pranë vijës së verdhë.

    “Nuk mund të kthehem në shtëpi. Ç’kuptim ka armëpushimi, nëse nuk mund të kthehemi?”, shtoi ai.

    Shumë banorë ndajnë të njëjtën frikë, se kjo vijë, që supozohej të ishte e përkohshme, mund të shndërrohet në një ndarje të përhershme.

    “Më shumë se lufta, më tremb ideja që kjo vijë do të mbetet aty përgjithmonë,” shton Abu al-Hussain.

    Edhe pse armëpushimi i ndërmjetësuar nga SHBA-të hyri në fuqi më 10 tetor, raportimet tregojnë se mbi 20 palestinezë vriten çdo ditë, shumë prej tyre pranë vijës së re ndarëse. Për pasojë, vetëm një numër i vogël të zhvendosurish kanë guxuar të rikthehen në zonat nën kontrollin izraelit.

    Pas një sulmi në Rafah më 19 tetor, ku mbetën të vrarë dy ushtarë izraelitë, Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, urdhëroi një politikë “zjarri të lirë” përgjatë vijës. Kjo ka shtuar ndjeshëm pasigurinë dhe frikën mes civilëve palestinezë.

    Presidenti i organizatës Refugees International, Jeremy Konyndyk, e ka cilësuar këtë zhvillim si “një aneksim të ngadaltë dhe faktik të Gazës”.

    Në realitetin e përditshëm, Gaza është tashmë e ndarë në dy pjesë. Pjesa më e madhe e popullsisë, rreth 2.1 milionë banorë, është përqendruar në gjysmën perëndimore të territorit, mes rrënojave të bombardimeve dyvjeçare.

    “Ushtria izraelite ka ngritur vinça, kulla vrojtimi dhe tanke. Kushdo që afrohet, qëllohet menjëherë. Si mund të flasim për paqe, kur nuk mund të afrohemi as në tokën tonë?”, tregon Ayman Abu Mandeel, 58 vjeç, nga al-Qarara.

    armëpushimi në Rripin e Gazës The guardian
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga OPEC-u

    April 29, 2026

    Këmbimi valutor për ditën e sotme, 29 Prill 2026

    April 29, 2026

    Pistorius: Gjermania përfiton nga bashkëpunimi me Ukrainën

    April 29, 2026

    Kosova nuk zgjedh dot presidentin ri, vendi shkon zgjedhje të parakohshme

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.