Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shqipëri. Përmes një postimi në Facebook, ai shprehet se ky proces është pjesë e iniciativës “Rilindja Urbane 2.0” dhe një hap drejt realizimit të vizionit të Shqipërisë 2030 në Bashkimin Evropian.
Rama thekson se aksioni vijon çdo ditë, duke i hapur rrugë zhvillimit urban të organizuar dhe përmirësimit të hapësirave për qytetarët.


