TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka refuzuar pretendimet në lidhje me rritje të korrupsionit në Shqipëri. Sot gjatë fjalës së tij në prezantimin e vendeve të lira të punës, Rama i ka quajtur këto pretendime si të kota.
Sipas shefit të qeverisë, personat që e thonë këtë flasin brroçkulla dhe përçart.
”Duhet një administratë e mirëpozicionuar me qëllimet e qeverisë. Një punë e mirë të përkthehet në rritje të ekonomisë, të pagave dhe të pensioneve. Të ketë pagë më të madhe për vjetërsinë më punë. Nuk e kemi pasur më parë, sepse nuk kemi pasur mundësinë. Nuk mund të paguhet njësoj dikush që ka një vit që punon me dike që ka 15 vjet në punë. Këtë e kemi ditur, por nuk kemi pasur mundësi, sot e kemi. Sepse ekonomia na përgjigjet dhe administrata na ndihmon. Të thuash që sot ka korrupsion më shumë se më parë, do të thotë që të flasësh përçart. Sot flitet më shumë për korrupsioni. Lufta i është hapur nga një forcë qeverisëse qe i ka zgjidhur duart drejtësisë.”-tha Rama./Radar.al


