Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me homologen e tij ukrainase, Yuliia Svyrydenko, në kuadër të aktiviteteve që paraprijnë Konferenca për Rindërtimin e Ukrainës, e cila po mbahet në Gdańsk.
Takimi u zhvillua në prag të konferencës që mbledh liderë politikë, institucione ndërkombëtare dhe partnerë strategjikë për të diskutuar mbi mbështetjen afatgjatë për Ukrainën, procesin e rindërtimit të vendit dhe perspektivën e integrimit europian.
Nga takimi janë publikuar fotografi që tregojnë bisedën mes dy liderëve, ndërsa konferenca pritet të shërbejë si një platformë e rëndësishme për koordinimin e ndihmës dhe investimeve në Ukrainë.
Pjesëmarrja e Ramës në këtë aktivitet konfirmon mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj Ukrainës dhe angazhimin në nismat ndërkombëtare për rindërtimin dhe stabilitetin e vendit.



