Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Rama-shqiptarëve në Kretë: Nëse keni shtëpinë e gjyshit në fshat…

    March 29, 2025

    Kryeministri Edi Rama iu drejtua emigrantëve shqiptarë në Kretë, duke bërë një vlerësim të veçantë dhe duke i cilësuar “pjesë e pandarë e një gjerdani krenarie për kombin shqiptar”.

    Ai kujtoi sakrificat e mëdha të brezave të kaluar, që, duke kaluar kufirin të varfër dhe të pa mbështetur, arritën të imponohen dhe të respektohen përmes punës, sakrificës dhe durimit.

    “Dje flinit nëpër fusha dhe ju jepnin lëmoshë, sot ju shkoni në shtëpitë tuaja, sot fqinjët tuaj rreth e rrotull, po sidomos këta këtu nuk ju shohin më nga lart poshtë dhe nuk kanë më asnjë shans që t’ju përbuzin, se nuk jeni më të detyruar ti thoni mirëmëngjes edhe kur ju thonë plaç. Kjo e juaja është ekzaktësisht historia e rivendosjes së emrit Shqipëri dhe shqiptarë aty ku e meriton, historia e vendosjes së reciprocitetit të respektit të ndërsjellë dhe detyrimit për ti respektuar kur i respektojmë në marrëdhëniet e çdo fqinji të çdo shteti tjetër”, tha Rama.

    Ai theksoi se “në momentin që të gjithë bashkë keni pasaportën shqiptare bëheni jo vetëm të barabartë, por edhe po aq sa edhe grekët sa edhe çdo europian tjetër, subjekt i të gjitha shërbimeve që ky vend i jep shtetasve të vet”.

    “Dhe të gjithë ata që sot janë këtu prindër dhe kanë fëmijët e tyre të vegjël, që një ditë presin t’i çojnë në universitet në momentin që kanë pasaportën europiane nuk kanë nevojë për pasaportën greke që të jenë njësoj si fëmijët grekë apo fëmijët e tjerë student europian dhe jo studentë të huaj në Europë. Prandaj sa i përket jetës suaj këtu dhe të ardhmes suaj këtu dhe peripecive që keni kaluar për gjithë çfarë lloj arsyesh, ka një përgjigje, është në dorën tuaj vota e 11 majit dhe brenda kësaj dekade të bëhet anëtare e Bashkimit Europian”, u shpreh kryeministri.

    Rama iu bëri thirrje të kthehen për të investuar në vendlindje.

    “Për të gjithë ata që kanë një tokë në fshat apo një shtëpi të rrënuar të gjyshit në fshat apo kanë të afërm në fshat ku mund të behet një investim, kemi kaluar në parlament ekzaktësisht për emigrantët një ligj që thotë, se çdokush që zotëron një tokë për të cilën mund të mos e ketë akoma dokumentin e pronësisë ama ka dëshmitarët e mjaftueshëm në fshat atje që është toka e të parëve, mund të marrë një vërtetim dhe mund të marrë leje për të rindezur oxhakun në shtëpinë e gjyshit dhe për ta kthyer shtëpinë e gjyshit në një agroturizëm apo për të investuar atje në çfarëdolloj rruge. Për cilin do prej jush që do të kthehet ose të investojë, ligji thotë se për 500 aplikantët e parë, janë 10 vite pa taksë dhe pa tvsh, asnjë detyrim ndaj shtetit. Unë e di që ky ishull ka një turizëm të zhvilluar por të gjithë ata që presin sezonin këtu, i ftoj të interesohen dhe në Shqipëri, të pyesin si janë pagat. Nuk kanë nevojë të më besojnë mua, mjaftojnë të interesohen dhe të shikojnë. Ju del më mirë atje sesa këtu, megjithatë kjo është në dorën e secilit të interesohet. Për të mbështetur investimet në fshat, BSH ka hapur dhe një linjë kredie dhe cilido që do të ketë akses, që ka interesa më pak se 3% është i ftuar ta bëjë. Pyesni ata që e kanë bërë, ka shembuj si ju që nga Greqia Anglia Italia deri dhe nga Amerika janë kthyer dhe kanë bërë këto që po them dhe të gjithë thonë këtu del më mirë llogaria”, tha Rama.

    Edi rama Krete shqiptaret
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    June 5, 2026

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    June 5, 2026

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    June 5, 2026

    BE vlerëson progresin e Shqipërisë: Pas Malit të Zi, vendi i radhës drejt anëtarësimit

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.