Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kristiano Ronaldo në luftë me kohën, Botërori 2026 është shansi i fundit

    Start si asnjëherë më parë, Botërori 2026 me tre ceremoni hapëse

    Zhdukja e Eglant Koçit/ Policia kontrolle në Pëllumbas dhe Qafë Mollë të Tiranës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Rama shpall Manastirliun kandidate për Tiranën, reagon Ristani: Mirënjohje për Veliajn, suksese Ogertës!

    September 11, 2025

    Pas shpalljes nga kryeministri Edi Rama të Ogerta Manastirliut si kandidate për Kryetare të Bashkisë Tiranë, ka reaguar Anuela Ristani, kryetarja e komanduar e bashkisë.

    Në një deklaratë, Ristani theksoi se detyra e saj ka ardhur “në periudhën më të vështirë dhe të pazakontë” për Tiranën, ndërsa falënderoi qytetarët, kolegët, kryeministrin Rama dhe veçanërisht Erion Veliajn, i cili ndodhet në paraburgim prej muajsh.

    “Transformimi i madh që Tirana ka përjetuar është fryt i vizionit dhe i punës së një skuadre të përkushtuar. Për këtë përvojë do të jem gjithmonë mirënjohëse ndaj Kryetarit Erion Veliaj. Qyteti ynë është sot më modern, më i gjallë, me më shumë shërbime, infrastrukturë, kulturë e gjelbërim. Dhe ky është një rrugëtim që vazhdon”, u shpreh Ristani.

    Në fund të deklaratës, ajo dha mbështetje për kandidate e re:
    “E bindur në fitoren e Partisë Socialiste për Tiranën, i uroj Ogertës suksese në këtë rrugëtim.”

    Deklaratë e Kryetares së Komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani:
    Tirana është sfida dhe dashuria më e madhe e jetës sime profesionale. Për më shumë se dhjetë vite kam pasur nderin të shërbej për këtë qytet, duke dhënë më të mirën, e bindur se Tirana meriton më të mirën.

    Detyra ime si Kryetare e Deleguar ka ardhur në periudhën më të vështirë dhe më të pazakontë për Bashkinë e Tiranës dhe për qytetin. Në thellësinë e ndërgjegjes sime, kam bërë gjithçka që kam mundur, duke e ndier këtë përgjegjësi si një detyrim moral dhe qytetar: me vendosmërinë për të mos çbërë asnjë milimetër nga progresi i arritur gjatë këtyre dhjetë viteve.

    Transformimi i madh që Tirana ka përjetuar është fryt i vizionit dhe i punës së përbashkët të një skuadre të përkushtuar. Për këtë përvojë si qytetare dhe bashkëpunëtore do të jem gjithmonë mirënjohëse ndaj Kryetarit Erion Veliaj. Qyteti ynë është rritur. Është sot më modern, më i gjallë, me më shumë shërbime, më social, me më shumë investime në infrastrukturë, arsim, kulturë e sport, me më shumë hapësira publike e gjelbërim. Dhe ky është një rrugëtim që vazhdon.

    Në këto muaj, sfidat kanë qenë kryefjala. Ndaj dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për çdo koleg, çdo qytetar që ka kontribuar, dhe veçanërisht për Kryeministrin z. Edi Rama, për përkujdesjen dhe mbështetjen e vazhdueshme edhe në momentet më delikate.

    Shërbimi ndaj Tiranës ka qenë privilegji më i madh i jetës sime. Deri në ditën e fundit do të mbetem në detyrë me të njëjtin përkushtim si në ditën e parë.

    E bindur në fitoren e Partisë Socialiste për Tiranën i uroj Ogertës suksese në këtë rrugëtim!

    View this post on Instagram

    A post shared by Anuela Ristani (@anuela.ristani)

    anuela ristani Edi rama Erion Veliaj manastirliu
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kristiano Ronaldo në luftë me kohën, Botërori 2026 është shansi i fundit

    June 11, 2026

    Start si asnjëherë më parë, Botërori 2026 me tre ceremoni hapëse

    June 11, 2026

    Zhdukja e Eglant Koçit/ Policia kontrolle në Pëllumbas dhe Qafë Mollë të Tiranës

    June 11, 2026

    SHBA i heq ‘Non Grata’/ Berisha në foltoren e Kuvendi: Unë erdha, u krye!

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.