Kryeministri Edi Rama mësohet se është rikthyer në Bashkinë e Tiranës, pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Kujtojmë se gjatë paradites Rama zhvilloi një takim me 5 nënkryetarët dhe sekretarin e përgjithshëm të bashkisë. Ndërsa tani mësohet se kryeministri hyri sërish në bashki pasditen e sotme.
Ai është parë i shoqëruar nga Andriola Kambo, Drejtore Ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon.


