Aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara po vijon në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama publikoi një video nga punimet, duke theksuar se puna po ecën “pa të shtunë e pa të diel”.
Rama ka nënvizuar se ky proces do të hapë rrugën për Rilindjen Urbane 2.0, një program që, sipas tij, synon të rrisë cilësinë e jetës komunitare dhe hapësirat e gjelbra në qytete.


