Site icon Informohu siç duhet

Rama për Thethin: Ata që duhet t’i shikonin, s’kanë bërë gjënë e duhur. Ja pse ndërtimet s’u ndaluan më herët

Rama për Thethin: Ata që duhet t’i shikonin, s’kanë bërë gjënë e duhur. Ja pse ndërtimet s'u ndaluan më herët

Kryeministri Edi Rama

BERAT-Teksa kanë kaluar disa javë nga situata kaotike e krijuar në Theth për ndërtimet pa leje, Kryeministri Edi Rama ka folur për këtë temë edhe ditën e sotme gjatë një takimi në Berat.

Shefi i qeverisë deklaroi se zinxhiri institucional nuk ka funksionuar dhe fajësoi drejtëpërdrejt prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli, për mosveprim.

“Ata që duhet t’i shikonin, nuk kanë bërë gjënë e duhur. Një strukturë e ka çuar çështjen në Prokurori, por prokurorja ka thënë se nuk ka problem. Kjo është arsyeja pse ndërtimet nuk u ndaluan më herët. Prokurorja ka thënë këtu s’ka probleme.”– tha Rama.

Kryeministri theksoi se ndërtimi i një administrate funksionale si në vendet e BE-së ende nuk është arritur dhe për këtë arsye, vendi ka nevojë të mbështetet më shumë në teknologji.

Ka shumë zhurmë për auditimin e fondeve të bujqësisë në Shqipëri, por edhe në disa vende të BE problemet janë reale sepse gjithmonë është ‘njeriu në mes’. Teknologjia mund të jetë zgjidhja.”- vijoi ai, duke përmendur dronët, satelitët dhe Agjencinë e Gjeo-referencave si mjete që tashmë ekzistojnë, por që mungesa e një sistemi të integruar informacioni vazhdon të jetë pengesë.

Rama thotë se vendi ka kapacitetet për të monitoruar ndërtimet në kohë reale dhe shmangur ndërhyrjet e vonuara, por është e nevojshme të krijohet një sistem inteligjent që të minimizojë varësinë nga faktori njerëzor dhe abuzimet e mundshme./Radar.al 

Exit mobile version