Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Sekuestrohen 8 kg kanabis, arrestohet 30-vjeçari

    Yield-et e obligacioneve 10-vjeçare rriten lehtë, kthehen pranë kufirit të 5%

    Sot protesta e opozitës/ Policia me njoftim zyrtar për tubimin, akset që bllokohen

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Rama për Thethin: Ata që duhet t’i shikonin, s’kanë bërë gjënë e duhur. Ja pse ndërtimet s’u ndaluan më herët

    July 18, 2025
    Rama për Thethin: Ata që duhet t’i shikonin, s’kanë bërë gjënë e duhur. Ja pse ndërtimet s'u ndaluan më herët
    Kryeministri Edi Rama

    BERAT-Teksa kanë kaluar disa javë nga situata kaotike e krijuar në Theth për ndërtimet pa leje, Kryeministri Edi Rama ka folur për këtë temë edhe ditën e sotme gjatë një takimi në Berat.

    Shefi i qeverisë deklaroi se zinxhiri institucional nuk ka funksionuar dhe fajësoi drejtëpërdrejt prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli, për mosveprim.

    “Ata që duhet t’i shikonin, nuk kanë bërë gjënë e duhur. Një strukturë e ka çuar çështjen në Prokurori, por prokurorja ka thënë se nuk ka problem. Kjo është arsyeja pse ndërtimet nuk u ndaluan më herët. Prokurorja ka thënë këtu s’ka probleme.”– tha Rama.

    Kryeministri theksoi se ndërtimi i një administrate funksionale si në vendet e BE-së ende nuk është arritur dhe për këtë arsye, vendi ka nevojë të mbështetet më shumë në teknologji.

    “Ka shumë zhurmë për auditimin e fondeve të bujqësisë në Shqipëri, por edhe në disa vende të BE problemet janë reale sepse gjithmonë është ‘njeriu në mes’. Teknologjia mund të jetë zgjidhja.”- vijoi ai, duke përmendur dronët, satelitët dhe Agjencinë e Gjeo-referencave si mjete që tashmë ekzistojnë, por që mungesa e një sistemi të integruar informacioni vazhdon të jetë pengesë.

    Rama thotë se vendi ka kapacitetet për të monitoruar ndërtimet në kohë reale dhe shmangur ndërhyrjet e vonuara, por është e nevojshme të krijohet një sistem inteligjent që të minimizojë varësinë nga faktori njerëzor dhe abuzimet e mundshme./Radar.al 

    Edi rama Elsa Gjeli ndertimet ne Theth Theth
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Sekuestrohen 8 kg kanabis, arrestohet 30-vjeçari

    April 17, 2026

    Yield-et e obligacioneve 10-vjeçare rriten lehtë, kthehen pranë kufirit të 5%

    April 17, 2026

    Sot protesta e opozitës/ Policia me njoftim zyrtar për tubimin, akset që bllokohen

    April 17, 2026

    Trump: SHBA-ja dhe Irani mund të zhvillojnë bisedime të reja, jemi shumë afër një marrëveshjeje

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.