TIRANË– Kryeministri Edi Rama teksa ka folur në një intervistë për Klan Kosova, ka folur lidhur me gjykimin në Hagë të ish-krerëve të UÇK-së, përkatësisht të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Për shefi n e qeverisë shqiptare, i gjithë procesi gjyqësor i kryer nuk është demokratik, çka e cilëson si diçka shumë të rëndë.
“Procesi nuk është demokratik, dhe kjo është shumë e rëndë. Që procesi gjyqësor nuk është demokratik, është shumë, shumë e rëndë. I gjithë procesi nuk është demokratik, qysh nga fillimi. Që nga marrja e një presidenti të zgjedhur nga zyra, pa asnjë akzuë dhe kyçja e tij brenda në burg, tek mbajtja në burg me teorinë e kërcënimit potencial të dëshmitarëve, që s’ka asnjë provë për asnjë lloj kërcënimi, dhe deri tek përgjimi në sallën e takimeve. Domëthënë, gjëra të paimagjinueshme, gjëra të pakuptueshme, që janë të panumërta. Në asnjë vend demokratik, një proces i tillë nuk do të kishte shkuar dot përpara kaq qetësisht për kaq vite, sepse organet përkatëse të qeverisjes së sistemeve gjyqësore, nuk do të qëndronin duarkryq përpara një procesi të tillë.”- tha Rama./Radar.al


