TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Opozitës në lidhje me procesin e negociatave për Bashkimin Evropian është bllokuar.
Në fjalën e tij gjatë prezantimit të e vendeve të lira të punës në sektorin publik, Rama theksoi se këto janë gjysëm të vërteta të përhapura nga Opozita. Ndërkohë që shtoi se muaji prill është muaji i diskutimeve intensive në lidhje me procesin e integrimit, duke theksuar se pas këtij muaj do të vi dhe vendimarrja nga BE.
“Kemi mundësi të ndërtojmë një administratë publike dinjitoze me standarde europiane. Është falë kësaj administrate që shumëçka tjetër reflektohet pozitivisht. Falë kësaj administrate, procesi i negociatave ecën me sukses. Falë kësaj administrate, vendi rritet dhe zhvillohet në çdo aspekt. Komisioni Europian ka dhënë vlerësim jashtëzakonisht pozitiv për Shqipërinë. Flitet lart e poshtë se negociatat janë penguar. Është e pavërtetë. Nuk ka motiv për të folur për bllokim, pengim, jemi sipas agjendës së përcaktuar. Prilli është muaji i diskutimeve intensive. Pas diskutimeve, do të vijë edhe vendimmarrja. Edhe ekonomia rritet në mënyrë të qëndrueshme, edhe për shkak se kemi administratë në mënyrë të ripozicionuar. Vendimet duhen zbatuar. Nuk mjafton që ekonomia të rritet, nëse kjo nuk reflektohet në të ardhura për qytetarët dhe shtetit.”– tha Rama./Radar.al


