Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Katar, ku është takuar me kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të vendit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.
Rama ka ndarë pamje nga takimi në Facebook, duke shkruar se në fokus të bisedës ka qenë thellimi i bashkëpunimit bilateral dhe diskutimi mbi disa projekte me rëndësi për Shqipërinë.
“Doha, Katar – Në rezidencën e Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe disa projekte me peshë të rëndësishme për Shqipërinë”, shkruan Rama.
Takimi shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Katarit dhe zgjerimin e mundësive për projekte të përbashkëta në fusha strategjike.


