Nuk munguan batutat dhe ironia nga Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në 34-vjetorin e Partisë Socialiste, ku ndër të tjera vlerësoi figurat e vjetra të partisë dhe theksoi rëndësinë e skuadrës së re.
Duke iu referuar ish-kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, Rama u shpreh:
“Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë më në oborr, por atë ditë s’do jem as unë, ndaj shihni dhe bëni.”
Me nota humori, Rama përshëndeti edhe Arta Daden, duke thënë:
“Zysh Artën s’më ndahet, por shyqyr që të kemi!”
Në fjalimin e tij, kreu i qeverisë theksoi rëndësinë e njerëzve me përvojë dhe përkushtim në jetën e përditshme të partisë, duke shtuar se Partia Socialiste duhet të mbështetet te individë të përgatitur dhe të talentuar në territor.
Rama nuk kurseu as komentet me nëntekst për figurat publike të pranishme, si Ylli Rakipi dhe Frrok Çupi, duke thënë me ironi:
“Ylli, e dimë që s’je me ne, por mos rri shumë i distancuar se dukesh si në piktura që rrinë në hije.”
Në mbyllje, ai vlerësoi rolin e grave në parti:
“Kush u mbështet tek vajzat dhe gratë, fitoi.”


