Këtë të hënë të 2 Marsit kryeministri Edi Rama do të takojë kreun e Shtetit Bajram Begajn. Rama sapo ka mbërritur në Pallatin e Brigadave ku do takohet me Begajn, pasi Presidenca është në rikonstruksion.
Kreu i qeverisë do t’i propozojë Presidentit Bajram Begaj 7 ndryshimet në qeveri. Begaj ka 7 ditë kohë të dekretojë shkarkimin dhe emërimin e emrave të rinj të qeverisë, më pas ndryshimet paraqiten në Kuvend.
Të enjten e 26 Shkurtit, vetëm 5 muaj pasi mori votëbesimin e kabinetit të katërt qeverisës në shtator të vitit të shkuar, Edi Rama ndryshoi drejtimin e 8 ministrive.
Ndryshimet në Qeveri
Zv.kryeministër
Ikën Belinda Balluku
Vjen Albana Koçiu
Ministria e Jashtme
Ikën Elisa Spiropali
Vjen Ferit Hoxha
Ministri e Drejtësisë
Ikën Besfort Lamallari
Vjen Toni Gogu
Ministria e Brendshme
Ikën Albana Koçiu
Vjen Besfort Lamallari
Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin
Ikën Toni Gogu
Vjen Erjona Ismaili
Ministër i Infrastrukturës
Ikën Belinda Balluku
Vjen Enea Karakaçi
Ministër i Mbrojtjes
Ikën Pirro Vengu
Vjen Ermal Nufi./Radar.al


