Kryeministri Edi Rama njoftoi vijimin e investimeve në qytetin e Vlorës me zgjerimin e shëtitores bregdetare “Lungomare 4”, në zonën e Plazhit të Vjetër.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama e cilësoi këtë projekt si një investim të rëndësishëm për qytetin turistik, i cili synon të sjellë standardet moderne të infrastrukturës dhe të japë një impuls të ri zhvillimit urban.
Kreu i qeverisë theksoi se ndërhyrja do të ndikojë në përmirësimin e hapësirave publike, rritjen e cilësisë së jetesës për qytetarët, si dhe në forcimin e potencialit turistik të Vlorës.


