Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije këtë mëngjes se Çertifikata e Aftësimit Profesional (CAP) do të integrohet automatikisht në lejen e drejtimit, si “Kodi 95”. Me këtë risi shmanget nevoja për kartonin e veçantë, duke ulur kostot dhe duke e bërë procesin më të thjeshtë për qytetarët.
“Mirëmëngjes dhe me një tjetër hap drejt modernizimit e thjeshtimit të shërbimeve… ju uroj një ditë të mbarë ”, shkruan Rama në njoftimin e tij.
Ky ndryshim vlerësohet si pjesë e procesit të modernizimit të shërbimeve publike dhe lehtësimit të procedurave për drejtuesit e mjeteve.
Radar.al


