Site icon Informohu siç duhet

Rama flet për herë të parë për arrestimin e Veliajt: Kryetari i bashkisë u mbyll pa gjyq në qeli! Nuk do të hesht më!

Rama flet për herë të parë për arrestimin e Veliajt: Kryetari i bashkisë u mbyll pa gjyq në qeli! Nuk do të hesht më!

Erion Veliaj dhe Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme teksa po komunikon ‘LIVE’ me qytetarët përmes rubrikës S’y m’SY, në rrjetin social Facebook,  është ndalur edhe tek arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Numri një i qeverisë shqiptare, ka deklaruar se kryetari i Bashkisë së Kryeqytetit u dërgua në qeli pa gjyq.

FJALA E RAMËS:
U ekzaltuan nga arrestimi i Erionit dhe si u turrën për të kërkuar dorëheqjen time. Jo vetëm oxhaku i vjetër me blozë i bufit të kënetës, U përndezën nga era e mishit me gjak dhe vijnë kërkojnë dorëheqjen time Se u bë deti kos dhe o burra të shkojmë tek kryeministria. Marrja e kryetarit të bashkisë për ta mbyllur pa gjyq në qeli është ngjarje e madhe që nuk mund ta kaloj me formulën 5 vjeçare që “skam koment:. Nuk do i mbaj më për vete opionet e mia. Opinioni im është ky: Drejtësia e re ka hyrë në një fazë që ka fituar gjithë vetëbesimin e nevojshëm dhe mbështetja jonë do të vazhdojë njësoj, e palëkundura, ska pse t mos shprehim opinionet publike që janë të nevojshme në këtë fazë. Heshtja jonë i ka ndihmuar instituiconet e drejtësë, por u mungon kritka konstruktive, për t’i vënë në dukej të metat./Radar.al 

LAJM I REKOMANDUAR: 

“Trampistët e vetëshpallur”/ Rama ironizon opozitën: Si adoleshentë që bëjnë dashuri me foton e një aktoreje

Exit mobile version