Informohu siç duhet

Rama bën lëmsh mediat, ngatërrojnë aktorin Petrit Malaj me njeriun e Belës te AKBN

 

 

Kryeministri Edi Rama deklaroi se në vend të Ervin Metes te Ministria e Financave do të jetë ekonomisti Petrit Malaj. Aktualisht ky ishte drejtor i AKBN, me propozim të Belinda Ballukut.

Por shumë media e ngatërruan atë me aktorin Petrit Malaj, që aktualisht është ambassador I Shqipërisë në Kosovë.

Malaj është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, ka vijuar studimet për Master në “Business Administration” në Universitetin Ëisconsin- La Crosse në SHBA , është kualifikuar për “Banking and Finance” në Universitetin Georgetoën, SHBA dhe më pas ka ndjekur një program kualifikimi për Drejtimin e Tregut të Kapitaleve, të Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Gjermanisë.

 

Petrit Malaj, drejtor i AKBN, tani ministër i ri i Financave

 

Petrit Malaj, aktor, aktualisht ambasador në Kosovë
Exit mobile version