Kryeministri Edi Rama deklaroi se në vend të Ervin Metes te Ministria e Financave do të jetë ekonomisti Petrit Malaj. Aktualisht ky ishte drejtor i AKBN, me propozim të Belinda Ballukut.
Por shumë media e ngatërruan atë me aktorin Petrit Malaj, që aktualisht është ambassador I Shqipërisë në Kosovë.
Malaj është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, ka vijuar studimet për Master në “Business Administration” në Universitetin Ëisconsin- La Crosse në SHBA , është kualifikuar për “Banking and Finance” në Universitetin Georgetoën, SHBA dhe më pas ka ndjekur një program kualifikimi për Drejtimin e Tregut të Kapitaleve, të Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Gjermanisë.




