ATHINË- Kryeministri Edi Rama pas bashkëbisedimit me të gjithë përfaqësuesit e bizneseve shqiptare që morën pjesë në Panairin e Puës në Athinë për emigrantët në mënyrë që të rikthehen në Atdhe, tashmë po mban një fjalim.
Sapo Rama nisi të mbajë fjalën e tij, një zhurmë u dëgjua në sallë dhe kërkoi t’i jepnin atë send që ra në tokë.
Ishte një pjesë e aparatit fotografik, e pasi ja dhanë në duar tha që ky është syri bufit, ja plasi syri keq duke ju referuar Kryedemokratit Sali Berisha.

Vetëm pak çaste më pas, ndodhi një zhurmë tjetër e ngjashme ndërsa Rama menjëherë tha plasi dhe syri tjetër.
Në sallë dëgjohen të qeshura.
“Ja plasi dhe syri tjetër. U bënë dy. Se po e mendoja pse vetëm një sy do plasi? Tani jemi në rregull, tani e morëm përfundimisht bekimin e këtij vendi. Të dy sytë do t’i plasin është vetëm çështje muajsh.”- shprehet Rama


