Teksa vijon takimi në Vlorë, kryeministri Edi Rama foli dhe për negociatat e anëtarësimit të vendit tonë në BE.
Kryeministri u shpreh se nëpërmjet integrimit në BE do të garantohet liria dhe të drejtat e të gjithë shqiptarëve.
Ndërsa më tej Rama iu përgjigj opozitës dhe të gjithë atyre që thonë se të gjithë socialistët janë nëpër burgje.
Rama: Ata që thonë se socialistët janë të gjithë nëpër burgje, e para u them ata na marrin të keqen, sepse ata që janë para drejtësisë mund të jenë sa gishtat e dorës kurse ne që luftojmë për drejtësinë në 11 maj mund të bëhemi ndoshta dhe 1 mln.


