Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Kjo tragjedi mund të ishte parandaluar”: Familjari i çiftit të vrarë akuzon institucionet pas vrasjes në Roskovec

    Fëmijët nën 3 vjeç pa telefona dhe tableta: Italia propozon ligjin e ri

    Nga Beethoven te shpendët: Ja si mund të duken kartëmonedhat e ardhshme të euros

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Rama: AKSHI, motori i integrimit në BE. Në shkurt lançohet e-Albania 2.0

    December 30, 2025

    Kryeministri Edi Rama vlerësoi rolin kyç të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) në përshpejtimin e integrimit europian të Shqipërisë dhe në modernizimin e shërbimeve publike përmes digjitalizimit. Deklaratat u bënë gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët.

    Sipas Ramës, digjitalizimi i shërbimeve ka sjellë kursime të mëdha për qytetarët. Ai theksoi se, bazuar në studime ndërkombëtare, AKSHI ka kursyer rreth 620 milionë euro, duke shmangur 7 600 vite pritje në radhë dhe miliona procedura fizike. Po ashtu, janë kursyer 74 milionë fletë letre dhe rreth 33 milionë euro për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

    Kryeministri bëri të ditur se 3,4 milionë shqiptarë janë përdorues të rregullt të platformës e-Albania. Vetëm gjatë vitit 2025 janë ofruar rreth 17 milionë shërbime dhe janë gjeneruar 12 milionë dokumente elektronike, me një mesatare prej mbi 1,2 milionë shërbimesh në muaj.

    Rama nënvizoi gjithashtu se AKSHI ka ndihmuar drejtpërdrejt procesin e integrimit europian përmes ndërtimit të një sistemi inteligjent për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së, proces që sipas tij është realizuar në një kohë shumë më të shkurtër krahasuar me vende të tjera anëtare.

    Ai theksoi rolin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në luftën kundër evazionit dhe në rritjen e transparencës, duke shtuar se skuadra e AKSHI-t ka fituar edhe gara ndërkombëtare brenda NATO-s dhe BE-së në fushën e sigurisë kibernetike.

    Sipas Ramës, Shqipëria është renditur nga Banka Botërore në vendin e 14-të nga 197 vende për maturitetin e qeverisjes digjitale, një përmirësim i ndjeshëm krahasuar me vitin 2022. Ai shtoi se edhe OECD dhe BE e konsiderojnë Shqipërinë lider rajonal në Ballkan në këtë drejtim.

    Kryeministri paralajmëroi se në shkurt do të lançohet e-Albania 2.0, e cila do të sjellë risi të shumta dhe shërbime edhe më të avancuara për qytetarët.

    akshi e-albania
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Kjo tragjedi mund të ishte parandaluar”: Familjari i çiftit të vrarë akuzon institucionet pas vrasjes në Roskovec

    July 25, 2026

    Fëmijët nën 3 vjeç pa telefona dhe tableta: Italia propozon ligjin e ri

    July 25, 2026

    Nga Beethoven te shpendët: Ja si mund të duken kartëmonedhat e ardhshme të euros

    July 25, 2026

    9 zakone të njerëzve kursimtarë që në fakt i varfërojnë pa e kuptuar

    July 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.