Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Kjo tragjedi mund të ishte parandaluar”: Familjari i çiftit të vrarë akuzon institucionet pas vrasjes në Roskovec

    Fëmijët nën 3 vjeç pa telefona dhe tableta: Italia propozon ligjin e ri

    Nga Beethoven te shpendët: Ja si mund të duken kartëmonedhat e ardhshme të euros

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Rama: AKSHI histori suksesi! “Albanian Digital Solution” synon modernizimin e shërbimeve publike

    May 29, 2026

    TIRANË-Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka prezantuar shoqërinë e re “Albanian Digital Solution” që sipas tij, synon modernizimin e shërbimeve dhe forcimin e inovacionit teknologjik në vend.

    Gjatë fjalës së tij, Kryeministri vlerësoi punën e AKSHI-t, duke e quajtur një histori suksesi që nisi me pak shërbime, ndërkohë që tani është zgjeruar në mbi 1200 shërbime publike online.

    Bazuar në fjalën e Ramës pandemia COVID-19 ishte një moment kyç për zhvillimin e shërbimeve elektronike, duke e kthyer platformën e-Albania në një instrument të rëndësishëm për qytetarët dhe administrimin e masave kufizuese.

    Sa i përket “Albanian Digital Solution”, Rama tha se kjo kompani do të garantojë standarde të larta për sektorin publik, si dhe do të jetë një garanci për mirëmbajtjen e sistemeve dixhitale të institucioneve shtetërore duke mos qenë më peng i sektorit privat.

    “Sot ne bëjmë publike një kompani të re, e cila krijohet si një domosdoshmëri në këtë fazë të re të zhvillimit të qeverisjes elektronike. AKSHI është histori e jashtëzakonshme suksesi, e cila ka kaluar përmes një rruge aspak të lehtë, një rrugë që ka nisur me një grusht shërbimesh dhe që pastaj ka kulmuar në 1200 shërbime publike online. Rrugë që ka nisur me një grusht njerëzish dhe më pas ka kulmuar me mbi 3 milionë përdorues, si rezultat edhe i momentit dramatik të pandemisë, ku e-Albania u bë shpëtimtare për shëndetin e shqiptarëve, ku përmes saj u zbatuan edhe masat e domosdoshme kufizuese. Një rrugë ku sigurisht nevoja për financim ka ardhur duke u rritur, pasi sistemet e ndërtuara kërkojnë financim qoftë për t’u ndërtuar, qoftë për t’u mirëmbajtur. Një rrugë ku qartësisht lindi nevoja për të ndarë udhëheqjen e qeverisjes elektronike, përcaktimin e standardeve, rritjen e arkitekturës, koordinimin e forcave të përfshira dhe kontrollin e cilësisë me gjithë nivelin operacional. Për ta ndarë jo më mes sektorit publik dhe privat, por atij publik, duke krijuar një kompani të re, ADS, që do të zhvillojë sisteme pa pasur gjithmonë nevojë që shteti t’i drejtohet privatit. Me ambicien që shteti të krijojë kompaninë më të suksesshme publike të zhvillimit të sistemeve dhe mirëmbajtjes së tyre. Kompaninë më të suksesshme në treg, e cila të ketë kapacitetin të kthehet në një hapësirë për të gjithë talentet, që të ketë pagat më të larta në tregun e shërbimeve dixhitale. Që të ketë kapacitetin që talenteve t’u ofrojë mundësinë që të bëhen pjesë e saj, duke kombinuar qoftë punën në zyrë, qoftë në distancë në funksion të qëllimeve. Një kompani që të jetë garanci për institucionet e vendit që nuk mund të mbeten peng i privatëve në mirëmbajtjen e sistemeve të tyre. Të garantojë vazhdimësinë teknike, por edhe të ofrojë përgjegjshmërinë më të lartë institucionale dhe qytetare në raport me publikun, duke garantuar matshmërinë e shërbimit.”- tha Rama./Radar.al

    akshi Albanian Digital Solution
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Kjo tragjedi mund të ishte parandaluar”: Familjari i çiftit të vrarë akuzon institucionet pas vrasjes në Roskovec

    July 25, 2026

    Fëmijët nën 3 vjeç pa telefona dhe tableta: Italia propozon ligjin e ri

    July 25, 2026

    Nga Beethoven te shpendët: Ja si mund të duken kartëmonedhat e ardhshme të euros

    July 25, 2026

    9 zakone të njerëzve kursimtarë që në fakt i varfërojnë pa e kuptuar

    July 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.