Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) ka rikujtuar të gjitha subjektet tregtare për detyrimin ligjor të dorëzimit të pasqyrave financiare për vitin 2024. Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit është data 31 korrik, ndërsa tejkalimi i këtij afati mund të sjellë masa administrative ndaj subjekteve që nuk e plotësojnë këtë detyrim.
QKB thekson se dorëzimi i dokumentacionit bëhet vetëm online, përmes portalit zyrtar e-Albania. Paketat e dokumenteve që duhet të dorëzohen përfshijnë pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit.


