Fenomeni i gropave gjigante që po shfaqen në të gjithë Turqinë, disa prej të cilave mbi 30 metra të gjera, ka shqetësuar banorët dhe ka nxitur interpretime biblike. Disa i lidhnin shembjet masive të tokës në Rrafshin e Konjas me profecitë e Dhiatës së Vjetër, ku toka hapet për të ndëshkuar rebelët.
Megjithatë, shkencëtarët ofrojnë një shpjegim krejt tjetër. Autoriteti Turq i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave ka regjistruar 648 gropa masive në këtë rajon, kryesisht si pasojë e thatësirës së gjatë dhe pompimit të tepërt të ujërave nëntokësore.
Para vitit 2000, shfaqeshin vetëm disa gropa çdo dekadë, ndërsa ndryshimet klimatike dhe thatësira e zgjatur kanë shkaktuar rritjen dramatike të tyre gjatë 25 viteve të fundit. Sot, dhjetëra shembje të mëdha regjistrohen çdo vit, duke kërcënuar fermat dhe infrastrukturën lokale.
Problemi lidhet kryesisht me rënien e niveleve të ujërave nëntokësore, e cila thajnë puset, dobësojnë ekosistemet dhe ul rendimentet bujqësore. Fermerët që pompojnë më shumë ujë për të shpëtuar të korrat, si panxhari i sheqerit dhe misri, po përkeqësojnë situatën. Sipas Observatorit të Tokës të NASA-s, rezervuarët e ujit në Turqi arritën nivelet më të ulëta në 15 vitet e fundit në vitin 2021.
Shkencëtarët paralajmërojnë se rreziqe të ngjashme mund të shfaqen edhe në pjesë të tjera të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Azinë, Lindjen e Mesme, Mesdheun dhe Australinë, ku rënia e ujërave nëntokësore po kërcënon komunitetet dhe ekosistemet. Në SHBA, për shembull, nivelet e ujërave nëntokësore janë ulur ndjeshëm në Rrafshnaltat e Mëdha, Luginën Qendrore dhe Juglindje.


