Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria pranon ftesën për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes/ Rama letër Trump-it: Privilegj të kontribuoj në këtë përpjekje (LETRA)

    ‘Ishte konflikt i çastit’/ Zbardhet dëshmia e autorit të vr*sjes së Petrit Ndout: Nuk doja ta vr*sja

    Hetimet mbi aksidentin në Spanjë/ Çfarë e shkaktoi çarjen mbi 30 cm në shinat e hekurudhës?

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Qeveria rrit mbështetjen për pensionistët, fond prej 1.7 miliard euro më shumë deri në 2029

    December 13, 2025
    Qeveria rrit mbështetjen për pensionistët, fond prej 1.7 miliard euro më shumë deri në 2029

    Qeveria duket se po e kthen vëmendjen gjithnjë e më shumë tek grupmosha e pensionistëve në vendin tonë. Përpos bonusit të fundvitit përkatësisht 100 dhe 150 euro, prej janarit të 2026 do të nisë edhe rritja e pensioneve.

    Referuar vendimeve, në buxhetin e vitit 2026 është parashikuar një shtesë prej 100 milion eurosh për pensionistët, përveç indeksimit dhe bonuseve gjatë vitit. Rritja prej janarit të vitit të ardhshëm e deri në fund të vitit 2030 do të jetë çdo muaj dhe çdo vit. Në vitin 2027 është parashikuar një fond shtesë prej 200 mln eurosh plus indeksimi 45 mln euro. Në 2028 do të jenë 300 mln euro plus indeksimi 46 mln euro, ndërsa në vitin 2029 fondi i qeverisë për pensionet do të jetë 400 mln euro plus indeksimi 47 mln euro. Ndërsa në vitin 2030 është parashikuar një fond prej 500 mln euro plus indeksimi 48 mln euro për të gjithë pensionistët.

    Sipas qeverisë dhe Ministrisë së Financave deri në fund të 2029 fatura e pensionistëve do të jetë 1.7 mld euro më shumë. Nga ana tjetër parashikohet që deri në vitin 2029 pensioni mesatar urban, për ata me vite të plota pune, do të shkojë në 400 euro, nga 273 euro që është aktualisht. Pensioni urban i pjesshëm do të arrijë në 220 Euro nga rreth 158 Euro që është aktualisht.

    Ndërsa pensioni rural do të shkojë në 180 Euro nga 115 Euro aktualisht. Nga ana tjetër pensioni familjar do të rritet nga 114 Euro në 180 Euro, ndërsa pensioni i invaliditetit, që sot është 200 Euro do të shkojë në 300 Euro.

    Ndërkohë aktualisht në të gjithë vendin prej 1 Dhjetorit ka nisur shpërndarja e bonusit të fundvitit për mbi 750 mijë pensionistë në të gjithë vendin. Deri në fund të qershorit të vitit të ardhshëm bonusin prej 15 mijë lekësh do ta përfitojnë mbi 540 mijë persona që marrin deri në 20 mijë lekë pension, ndërsa bonusin prej 10 mijë lekësh do ta përfitojnë mbi 221 mijë individë që pensioni i tyre mujor është mbi 20 mijë lekë.

    Një reformë tjetër që pritet të ndryshojë është edhe mosha e daljes në pension. Disa nga propozimet e Bankës Botërore për qeverinë shqiptare kanë të bëjnë me rishikimin e formulës si llogaritet pensioni, të rishikohet mosha e daljes në pension, të hiqen përfitimet suplementare, të mos ketë indeksime progresive, të ketë skema me kontribute fikse e deri tek fuqizimi i skemës private.

    Ndërkohë vitin e ardhshëm rritet përsëri mosha e daljes në pension për gratë. Nga 61 vjeç e 10 muaj që është aktualisht, në 2026 gratë do të dalin në pension pasi të mbushin 62 vjeç, kurse për burrat do të vazhdojë të jetë 65 vjeç.

    fond prej 1.7 miliard euro më shumë deri në 2029 Qeveria rrit mbështetjen për pensionistët
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria pranon ftesën për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes/ Rama letër Trump-it: Privilegj të kontribuoj në këtë përpjekje (LETRA)

    January 20, 2026

    ‘Ishte konflikt i çastit’/ Zbardhet dëshmia e autorit të vr*sjes së Petrit Ndout: Nuk doja ta vr*sja

    January 20, 2026

    Hetimet mbi aksidentin në Spanjë/ Çfarë e shkaktoi çarjen mbi 30 cm në shinat e hekurudhës?

    January 20, 2026

    KLGJ kërkoi verifikim të pasurisë/ Prokuroria e Përgjithshme përfundon hetimin ndaj gjyqtares Irena Gjoka

    January 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju, horoskopi 19 Janar 2026

    Parashikimi i Horoskopit 16 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.