Site icon Informohu siç duhet

Qeveria miraton strategjinë/ 95.3 milionë euro për rritje pagash, shpërblime dhe orare fleksibël në administratën publike

Miratohet vendimi: Qeveria do të punësojë 600 të rinj në administratë

Qeveria ka miratuar Strategjinë Ndërsektoriale të Reformës në Administratën Publike 2025–2027, me një kosto prej 9.27 miliardë lekësh (95.3 milionë euro) për dy vitet e ardhshme. Synimi është përmirësimi i kushteve të punës, digjitalizimi i shërbimeve dhe krijimi i një administrate më efikase e miqësore me mjedisin.

Strategjia parashikon paga më të larta, shpërblime dhe orare më fleksibël për punonjësit e administratës, si dhe mundësinë e reduktimit të orarit të punës për disa institucione e pozicione specifike. Theksi vihet në rekrutimin me meritë, konkurrencë dhe transparencë, si dhe në balancimin e jetës profesionale me atë personale.

Pjesën më të madhe të buxhetit, rreth 7.3 miliardë lekë, e merr digjitalizimi dhe përmirësimi i shërbimeve publike, pasuar nga llogaridhënia dhe mbikëqyrja me 1 miliard lekë. Pjesa tjetër do të përdoret për menaxhimin e burimeve njerëzore, koordinimin e politikave dhe zhvillimin e një administrate “të gjelbër”.

Strategjia thekson nevojën për rritjen e aftësive digjitale të qytetarëve dhe punonjësve, garantimin e sigurisë online dhe mbrojtjen e privatësisë në të gjitha ndërveprimet digjitale.

Exit mobile version