Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Beteja me flakët/ Rama: Shpërblim direkt me një pagë për ata që angazhohen me zjarret! 4 helikopterë në dispozicion

    Fansat i rrethojnë shtëpinë Gjestit, ky i fundit vjen me një reagim publik

    Zbulim arkeologjik në fshatin Rromës, zbulohet një çezmë e periudhës së hershme osmane

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Qeveria miraton procedurat e reja për trajtimin me ushqim të punonjësve të Policisë së Shtetit

    December 12, 2025

    Këshilli i Ministrave ka miratuar sot kriteret dhe procedurat e reja për trajtimin me ushqim të punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë qëndrimit në punë, duke përcaktuar qartë kategoritë e përfituesve dhe normat ditore të ushqimit.

    Sipas vendimit:
    • Punonjësit e policisë përfitojnë një vakt drekë kur shërbimi zgjat 8 orë dhe tri vakte kur janë të angazhuar në gatishmëri, situata emergjente, zgjedhje apo shërbime që tejkalojnë orarin normal të punës.
    • Tre vakte ofrohen gjithashtu për punonjësit e Qendrës së Edukimit Fizik dhe Sporteve Elitare, studentët dhe kursantët gjatë trajnimeve shumëditore.
    • Për shtetasit e huaj që hyjnë ilegalisht në vend, shtetasit shqiptarë të rikthyer, si dhe personat e ndaluar ose të arrestuar, ushqimi ofrohet pa pagesë gjatë procedurave verifikuese.

    Ushqimi do të sigurohet në mensa ose përmes shërbimit të gatimit dhe shpërndarjes. Kur kjo nuk është e mundur, punonjësit kompensohen financiarisht me 500 lekë për një vakt drekë ose 900 lekë për tri vakte, me vlerat që do të indeksohen çdo vit sipas inflacionit të INSTAT-it.

    Efektet financiare do të mbulohen nga buxheti i Ministrisë së Brendshme, ndërsa vendimi i vitit 2017 për trajtimin me ushqim shfuqizohet. Vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, me zbatimin e normave financiare që fillon më 1 janar 2026.

    policia qeveria trajtimi ushqimor
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Beteja me flakët/ Rama: Shpërblim direkt me një pagë për ata që angazhohen me zjarret! 4 helikopterë në dispozicion

    July 27, 2026

    Fansat i rrethojnë shtëpinë Gjestit, ky i fundit vjen me një reagim publik

    July 27, 2026

    Zbulim arkeologjik në fshatin Rromës, zbulohet një çezmë e periudhës së hershme osmane

    July 27, 2026

    54-vjeçari shkon me armë në spital, i bie nga çanta dhe shkrepet. Në hetim djali i tij dhe një punonjës

    July 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.