Në lidhje me refugjatët nga “vendet e sigurta”, Gjykata e Kasacionit ka ndryshuar mendim në lidhje me dekretin e Shqipërisë dhe e vë qeverinë italiane në telashe.
Në lidhje me kampet e Gjadrit Gjadër e për të gjithë strukturën e operacionit të bazuar në marrëveshjen Romë-Tiranë, gjykatësit e Gjykatës së Lartë kërkojnë që të jetë Gjykata Europiane e Drejtësisë të marrë një vendim, duke bërë kështu një kthesë thuajse të plotë në krahasim me atë që u përcaktua nga 8 maji i kaluar.
Kjo shënon herën e parë që u kërkohet togave për të verifikuar përputhshmërinë e një sistemi azili jashtë kufijve të territorit të BE-së me ligjin e Unionit.
Arsyetimi i plotë i Kasacionit pritet të depozitohet në vijm, por ndërkohë është një vendim me peshë.
Pasi vendimi i marrë mund të krijojë një përçarje brenda drejtësisë italiane.
Deriosa ky ngërç të marrë një zgjidhje do të jetq pak e mundshme që gjykatat dhe instancat të tjera të miratojnë mbylljen e emigrantëve në strukturat shqiptare.
Por për çfarë duhej të shprehej Kasacioni?
Dy vendimet e fundit të dhëna nga Seksioni i Parë Penal (me kryetar trupit gjykues Giuseppe De Marzo dhe relatorë Daniele Cappuccio e Carmine Russo) lidhen me ankimet e Ministrisë së Brendshme për dy raste emigrantësh për të cilët Gjykata e Apelit në Romë kishte vendosur mosmiratimin e ndalimit të tyre: dy personat mbaheshin të ndaluar në Shqipëri dhe kishin paraqitur kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare. Një rekurs që ra në vesh të shurdhër.
Gjykata e Kasacionit ngrin gjithçka dhe i paraqet Gjykatës së Drejtësisë së BE-së dy pyetje thelbësore: A i respektojnë vërtet marrëveshjet mes Romës dhe Tiranës direktivat evropiane? Dhe a i mbrojnë të drejtat e kërkuesve të azilit?
Pyetja e parë trajton pikërisht përputhshmërinë me ligjin e Unionit të një dispozite të përfshirë në ligjin që ratifikon protokollin mes Italisë dhe Shqipërisë (ligji nr. 14 i vitit 2024), ku parashikohet ndalimi pa “perspektiva të paracaktuara” për riatdhesim — çka do të ishte në kundërshtim me Direktivën 2008/115.
Pyetja e dytë synon të verifikojë nëse respektohet parimi themelor i të drejtës për të qëndruar në territorin e shtetit ku bën mbrojtjen (i lidhur me nenin 9 të Direktivës për Kualifikimet). Por problemi qëndron se Shqipëria nuk është territor i shtetit italian./La Repubblica

