Një video e pazakontë nga Darka e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar një burrë që vazhdon të hajë i qetë sallatën e tij, ndërsa në sfond raportohen të shtëna me armë.
Personi në video është identifikuar si Michael Glantz, pjesë e kompanisë Creative Artists Agency. Ai shfaqet i ulur në tavolinë, duke ngrënë qetësisht, ndërsa situata përreth tensionohet pas një incidenti në një pikë kontrolli sigurie.
Sipas raportimeve, një person i armatosur tentoi të sulmonte kontrollin e sigurisë gjatë eventit, duke shkaktuar panik mes të pranishmëve.
Analisti i CNN, Brian Stelter, ishte ndër të parët që e identifikoi Glantz në rrjetet sociale, duke e cilësuar atë si një “super-agjent”.
Vetë Glantz deklaroi se ndihej i sigurt brenda Washington Hilton, falë pranisë së shtuar të forcave të sigurisë. “Nuk është diçka që e sheh çdo ditë”, u shpreh ai.
Pas incidentit, Shtëpia e Bardhë po shqyrton masa të reja sigurie për presidentin Donald Trump, përfshirë edhe mundësinë e përdorimit të një jeleku antiplumb në evente publike.
Ngjarja ka nxitur reagime të shumta në rrjet, ku përdoruesit janë ndarë mes habisë dhe humorit për qetësinë e pazakontë të Glantz në një situatë kaq të tensionuar.
Who's this guy eating his salad in the middle of the White House Correspondents dinner shooting last night? pic.twitter.com/TNyOIa8Wn0
— Vince Langman (@LangmanVince) April 26, 2026


